[wp-story]

Lajme

Vdes nëna e ish-Kryeministrit Bajram Kosumi

Vdes nëna e ish-Kryeministrit Bajram Kosumi
12:30 | 12 Janar 2020

Ka vdekur në moshën 94 vjeçare nëna e Bajram Kosumit.

Shaha Krasniqi-Kosumi ishte e lindur më 1926.

Rektori i Universitetit të Gjilanit, Bajram Kosumi ka njoftuar se nëna e tij asnjëherë s’u dorëzua përballë sfidave dhe vuajtjeve nga regjimi serb.

“Ajo na rriti e na edukoj, dy vajza e pese djem, vuajti nga ndjekjet, burgimet e lufterat shqiptare, po kurre nuk u dorezua dhe gjithmone na motivoi per liri.Pusho tash e qete Nana ime!”, ka shkruar Kosumi në një njoftim në FB.

Varrimi behet ne oren 15 ne Koretin, Kamenice.

Bajram Kosumi aktualisht është rektor i Universitetit të Gjilanit dhe profesor në Universitetin e Prishtinës.

Më herët ka qenë Kryeministër për një kohë para shpalljes së pavarësisë. Kosumi ishte në mesin e drejtuesve të demonstratave të vitit 1981 kundër Jugosllavisë. Ishte dënuar me nga 15 vjet burgim.

“Petrol Company” ndihmon më shumë se 200 familje për festën e Fitër Bajramit (VIDEO)

Të tjera