×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes mjeku Rifat Lila

    FrontOnline
    02 Maj 2021

    Oda e Mjekëve të Kosoëvs njofton për vdekjen e Dr.Sc. Rifat Lila. Dr.Lila ka qenë doktor i shkencave, specialist dhe profesor. Studioi në Fakultetin e Mjekësisë në Novi Sad.

    Teksa nuk bëhen të ditura shkaqet e vdekjes, OMK shkruan se Dr. Rifat Lila është autor i 89 punimeve shkencore në vend, Tokio, Kajro dhe Peçuj. “Është autor i një monografie, 3 librave. Gjithashtu është bartës i shumë certifikatave nga Kardiologjia, Pulmologjia dhe Mjekësia preventive”.

    Postimi i plotë i tyre:

    ​Ndahet nga jeta Prim. dr. Sc. Rifat LilaDr Lila ka qenë doktor i shkencave, specialist dhe profesor. Studioi në Fakultetin e Mjekësisë në Novi Sad. Pas tre viteve pune në Novi Sad kthehet në Gjakovë, në kombinatin e pambukut “Emin Duraku”. Në vitin 1978 filloi studimet pasdiplomike dhe specializimin nga Mjekësia e Punës. Krahas kësaj, angazhohet në themelimin e Dispanzerit të Mjekësisë së punës në kombinat. Në vitin 1979 vijon kursin e Rehabilitimit mjekësor në Krapinske Toplice. Më 1984 i jepet tituli “Primarius”. Më 1985 merr pjesë në kursin nga Kardiologjia në Zagrab. Me rastin e 37 vjetorit të çlirimit të Gjakovës, Kuvendi komunal i jep mirënjohje Publike “Qytetar i merituar”. Më 1982 nga Kryesia e ish Jugosllavisë dekorohet me Medaljen për Merita për popull”. Në nëntor të vitit 1980 zgjidhet anëtar i Asociacionit Institucional të Mjekësisë Agrikulturale dhe shëndetit Rural të botës. Më 1984 fitoi Shpërblimin e Nëntorit. Gjatë vitit 1985-86 ka organizuar dy simpoziume me pjesëmarrje ndërkombëtare. Në 1988 mbron disertacionin e doktoraturës dhe merr titullin doktor i shkencave të mjekësisë. Më 2004 zgjidhet ligjerues në fakultetin e Filozofik- departamenti i Psikologjisë në lënden Mjekësia e punës. Dr. Lila është meritor për themelimin e Institutit të punës në Gjakovë. Pas luftës shpallet qytetar nderi i Gjakovës. Pensionohet si profesor i mjekësisë së punës doktor i shkencave. Në vitin 2019, Oda e Mjekëve të Kosovës i jep Dekoratën Nderi i Mjekut “Ali Sokoli” për kontributin e veçantë në themelimin dhe zhvillimin e shërbimeve dhe institucioneve shëndetësore në Kosovë Dr. Rifat Lila është autor i 89 punimeve shkencore në vend, Tokio, Kajro dhe Peçuj. është autor i një monografie, 3 librave. Gjithashtu është bartës i shumë certifikatave nga Kardiologjia, Pulmologjia dhe Mjekësia preventive.

    Oda e Mjekëve të Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij.

    Nga Rubrika
    Lajme23 Janar 2025
    Mirëbesues se rezultatin do ta ketë të mirë si “në garë për të dalë të parët” u shpreh kandidati i Partisë Demokratike...
    Lajme23 Janar 2025
    Deputeti kosovar në Kantonin e Bernit, Korab Rashiti, ka thënë se “koha e Kurtit tani është e numëruar”. Kjo pas reagimti të...
    Lajme23 Janar 2025
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe ish-Kryeministri Ramush Haradinaj, i cili ndodhet këto ditë në Uashington, në një intervistë për...
    Të tjera
    Sport23 Janar 2025
    Prishtina e ka mposhtur minimalisht Trepçën në xhiron e 18-të të Superligës së Kosovës në basketboll. Kryeqytetasit triumfuan me rezultat 88:86 ndaj...
    Lajme23 Janar 2025
    Nxënësit nuk përfunduan mësimin, por politikanët nisën fushatën në shkollë. Brenda institucionit arsimor në Gjilan, Lëvizja Vetëvendosje, grave që i pret në...
    Bota/Rajoni23 Janar 2025
    Serbia ka dëbuar 13 shtetas të huaj, të cilët po merrnin pjesë në punëtori për organizatat joqeveritare nga nëntë shtete të ndryshme....
    Lajme23 Janar 2025
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu...
    Zgjedhjet 202523 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, ka zhvilluar takime të ngrohta dhe përzemerta me miq, anëtarë dhe...
    Zgjedhjet 202523 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim masiv me qytetarët e Shtimes. Ai ka befasuar, duke hyrë në...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.