×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Vdes mafiozi shqiptar, i njohur si ‘Gjenerali’: Kishte vrarë edhe shoferin e një ministrit

    FrontOnline
    16 Qershor 2020

    Ka vdekur në moshë 67-vjeçare Nehat Kulla, mafiozi i njohur nga Tirana, pjesëmarrës dhe organizator i shumë krimiveve në Shqipëri, ndër to edhe i vrasjeve.

    Kulla ishte i akuzuar së fundi për vrasjen e 20 vjeçarit Halim Gjuzit, i cili ishte shofer i Ministrit të Brendshëm, Halit Shamata. ‘Gjenerali’ ka vuajtur dënimin për vrasje deri në korrikun e vitit të kaluar, pas burgut ai ka vuajtur nga disa sëmundje dhe që nga ajo kohë nuk është parë më publik.Banda e Nehat Kullës ishte një grup kriminal që veproi në fshatin Tufinë të Tiranës në vitet 1997-1998.

    Banda u krijua gjatë trazirave të vitit 1997. Në këtë situatë ai së bashku me familjarë e miq të tij mban të paprekur repartin “xhenios”, ndër të vetmit të padëmtuar gjatë sulmeve të popullsisë. Kulla, së bashku me të ashtuquajturit ushtarë të tij, e mban repartin nën kontroll për disa kohë, duke i vënë vetës edhe nofkën gjenerali, emër të cilin ia pagëzuan të gjithë banorët e zonës për të cilët ai ishte njeriu më me influencë.

    Madje, gjatë vitit 1997, kur shteti kishte humbur kuptimin e vet, ai arrin të krijojë një komisariat të mirëfilltë policie, ku u garantonte banorëve të Kinostudios dhe Tufinës qetësinë, duke mos lejuar asnjëri të futej në hartën e vendit ku ai kishte ndikimin e tij. Banda e tij kreu shumë vrasje dhe krime të tjera të frikshme.

    Nofka ‘Gjenerali’
    Nehat Kulla, ish-i forti i Tiranës në vitin e mbrapshtë 1997, do të vetëquhej Gjenerali pasi kishte grabitur një kamionçinë ushtarake tip Shevrolet (Chevrolet) me targa ushtrie dhe sinjale policie dhe mbante veshur uniformë ushtarake. Të paktën, atë kohë, i vetmi mjet i tillë që ndodhej në Shqipëri i përkiste Kullës, i cili madje ka pozuar për mediat me uniformë dhe kallashnikov në dorë. Ai shoqërohej gjithmonë nga një eskortë e armatosur me automatikë dhe vetë asnjëherë nuk e lëshonte automatikun nga dora.Arrestimet ndaj Nehat Kullës

    Në moshë të re Kulla u arrestua gjatë periudhës së komunizmit për plagosje me thikë dhe dënohet nga Gjykata e Tiranës.Në dhjetor të vitit 1996 dënohet me 11 vjet burg për vrasjen e Petrit Moriçenit dhe vëllezërve Neziri, njëri prej të cilëve me detyrë polic pranë komisariatit 4 në Tiranë.Në vitin 1997 arratiset nga burgu, por arrestohet më 12 Shtator 1999 në aksin rrugor Peqin-Elbasan. Në makinën e Kullës policia gjeti disa armë, të cilat hodhën dhe akuzën e parë ndaj tij. Më pas, gjatë kontrollit në banesë, u gjet një arsenal i tërë armësh të kalibrave të ndryshëm, armë të cilat Kulla tha në proces se i kishte ruajtur si pronë e Halil Haklajt.

    Kulla gjatë shqyrtimit gjyqësor tha se nuk ishte vrasës, por kishte bërë të pamundurën për të ndihmuar njerëzit hallexhinj, të cilët i kërkonin ndihmë.Prokurori, Bujar Hoxha, i deklaroi në atë kohë gjykatës se Kulla kishte krijuar komisariatin numër 5 në Tiranë dhe i bënte karshillëk shtetit. Këtë akuzë gjykata e hodhi poshtë, pasi nuk kishte prova bindëse. Poshtë u hodhën edhe disa prova të tjera, të cilat e bënin fajtor Kullën për vrasje. Gjykata rrëzoi si të pabesueshme dëshminë e dhënë nga motra e Fatmir Thaçit, për vrasjen e të cilit është akuzuar Kulla, me pretendimin se dëshmitarja ishte e dënuar në një burg të Greqisë. Gjykata e Apelit e zbuti dënimin ndaj Kullës nga 12 vjet burg në 2 vjet e gjysmë. Ndërkohë që, gjyqtari i Shkallës së Parë, Fehmi Petku, e liroi Kullën për sjellje të mirë 30 ditë përpara se të përfundonte vendimi i Apelit.

    Një Shevrolet (Chevrolet) ushtarak, i njëjtë me atë që zotëronte KullaPas lirimit, u duke se gjenerali tashmë 50-vjeçar do të rikthehej në jetën e qetë pranë familjes. Por, vetëm pak muaj më pas në vitin 2001, ai rikthehet në qeli nën akuzën e rrahjes së një grupi gazetarësh të revistës Klan dhe dënohet me 5 vjet burg, por lirohet sërish për sjellje të mirë.Në vitin 2005, pas ardhjes në pushtet të të djathtëve, ai riarrestohet dhe dënohet me 20 vjet burg për vrasjen e Halim Gjuzit në vitin 1998 në Golem, shoferi i ish-Ministrit të Brendshëm Halit Shamata.

    Pa rrymë deri në 8 orë, KEDS del me njoftim për nesër
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni01 Dhjetor 2023
    Antony Blinken iu kundërpërgjigj pretendimeve të Hamasit se SHBA-ja dhe Izraeli i dhanë fund armëpushimit sepse dëshironin që armiqësitë të rifillonin mes...
    Bota/Rajoni01 Dhjetor 2023
    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha të premten se i ka thënë presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, se ka...
    Bota/Rajoni01 Dhjetor 2023
    Numri i palestinezëve të vrarë që nga përfundimi i armëpushimit ka arritur në 109, Kështu ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë...
    Të tjera
    Vip01 Dhjetor 2023
    Banori i Big Brother VIP Kosova, Blero është shprehur i habitur me një pyetje të marrë nga publiku. Pyetja ishte se kë...
    Vip01 Dhjetor 2023
    Mbrëmë Edona, Buci dhe Alby janë sqaruar për një çështje mes tyre. Bëhet fjalë për Edonën e cila ishte kthyer me të...
    Vip01 Dhjetor 2023
    Banori i Big Brother VIP Kosova, Blerando ka shfaqur disa herë që është një djalë punëtor dhe nuk është dembel kur duhet...
    Vip01 Dhjetor 2023
    Mbrëmë Blerando ka pyetur Edonën se a mundet të përballet me banorët e Big Brother VIP Kosova. Ndër ta ai i përmendi...
    Vip01 Dhjetor 2023
    Banorët e Big Brother VIP Kosova, Blerando dhe Ganiu mbrëmë kanë debatuar me njëri-tjetrin. Blerando e pyeti se a mendon ai që...
    Vip01 Dhjetor 2023
    Banorja e Big Brother VIP Kosova, Shqipja ka argumentuar me banorët e tjerë se “thënia ‘në kuadër të lojës’, nuk është asgjë...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.