×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Vdes ish-presidenti francez

    FrontOnline
    03 Dhjetor 2020

    Ish-presidenti francez, Valery Giscard d’Estaing, një ndër arkitektët kryesorë të integrimit evropian në fillim të viteve 1070, u nda nga jeta në moshën 94-vjeçare, njoftoi të mërkurën Pallati Elysee.

    Giscard, i cili udhëhoqi Francën nga 1974-1981, ishte shtruar kohët e fundit në spital në Francën perëndimore dhe po mjekohej në pavionin e kardiologjisë, sipas radios Europe 1, e cila ishte e para që e njoftoi vdekjen.

    Ish-udhëheqësi francez kujtohet për prirjen për modernizim në shoqërinë franceze, duke lejuar divorcin me mirëkuptim dypalësh, legalizimin e abortit, si dhe ishte një ndër arkitektët e integrimit evropian. I zgjedhur president në moshën 48-vjeçare, ai erdhi në post pas udhëheqjes së stilit të De Golit dhe u përpoq të liberalizonte ekonominë dhe normat sociale. Ai humbi në përpjekjet për rizgjedhje përballë socialistit, Francois Mitterrand.

    Ai krijoi lidhje të ngushta me ish-kancelarin e Gjermanisë Perëndimore, Helmut Schmidt dhe së bashku ata hodhën themelet për një monedhë të përbashkët evropiane, pasi krijuan Sistemin Monetar Evropian.

    “Devolli Corporation” shpallet Punëdhënësi, Eksportuesi dhe Tatimpaguesi i vitit 2023, e vetmja korporatë që rrëmben tri çmimet e OEK
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni16 Prill 2024
    Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock do të udhëtojë sot në Izrael për diskutime se si të parandalohet një përshkallëzim i...
    Bota/Rajoni16 Prill 2024
    Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara u ka bërë thirrje Rusisë dhe Kinës që të ndryshojnë kursin dhe të ndalojnë së shpërblyeri...
    Bota/Rajoni16 Prill 2024
    Policia australiane e ka shpallur goditjen me thikë të së hënës në një kishë të Sidneit një “akt terrorist” me motive fetare....
    Të tjera
    Lajme16 Prill 2024
    Partia Socialdemokrate ka mbajtur të martën një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë. Aktivistët e PSD-së, kanë dorëzuar një plumb në hyrje...
    Lajme16 Prill 2024
    Projekt-Rezoluta për gjenocidin në Srebrenicë parashikon, ndër të tjera, që 11 korriku i çdo viti të shënohet si “Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit...
    Lajme16 Prill 2024
    Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se Klinika Emergjente është zhvendosur në hapësirat e Gjysmë Intensivës së Kardiologjisë, shkaku i...
    Lajme16 Prill 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se përmes aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, mund të jepet një...
    Lajme16 Prill 2024
    Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar lidhur me vrasjen e sotme në Pejë, ku Gjyljeta Ukella...
    Opinione16 Prill 2024
    Autori është Konsull Nderi i Maltës në Kosovē: Kosova ka qenë gjithmonë një minierë e njerëzve të mbërrirë. Nëse bota e muzikës...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.