×
  • Sport
  • Sport

    Vde*s djaloshi që Mbappe e takoi për herë të fundit për t’ia plotësuar dëshirën

    FrontOnline
    13 Shkurt 2025

    Një djalosh me emrin Lorenzo ka ndërruar jetë sot, derisa ditë më parë ai ishte takuar me Kylian Mbappe

    Lorenzo, ishte takuar me të Mbappen, pasi që ky i fundit e kishte dërguar avionin e tij privat për ta marrë atë në Francë.

    Dëshira e tij jetësore ishte që ta takonte Mbappen dhe pjesën tjetër të ekipit të Real Madridit dhe kjo dëshirë jetësore e djaloshit të ri francez u plotësua – por që vdekja e tij ka sjell shumë pikëllim edhe në Madrid edhe Francë.

    Pas këtij lajmi Mbappe ka reaguar në rrjetët sociale.

    “”Pas një beteje të gjatë që e luftove, u ndave nga jeta mbrëmë. Të gjitha ndjenjat shkojnë për prindërit tuaj, të cilët të shoqëruan me shumë dinjitet në këtë sprovë”.

    “Pata nderin të kaloja një moment pranë teje dhe të kuptoja se sa djalë i shkëlqyer ishe, një frymëzim për të gjithë”.

    “Nuk do të harrohesh kurrë dhe gjithmonë do të jesh i dashur. Zoti të bekoftë. Pusho në paqe, i vogli im Lorenzo. Miku yt, Kylian”, shkroi dedikimin e tij Kylian Mbappe.

    Por, Mbappe u lavdërua për gjestin e tij dhe sot ai ka marrë letra dashamirësie nga shumë futbolldashës anekënd botës.

    Nga Rubrika
    Sport18 Mars 2025
    Hendbollistët e Kosovës U18 do t’i mësojnë në javën e parë të muajit prill kundërshtarët për Botërorin në Egjipt. Shorti i Botërorit...
    Sport18 Mars 2025
    Lamine Yamal ka emëruar favoritët e rinj për Ligën e Kampionëve pas eliminimit shkatërrues të Liverpoolit. Kampioni i Premier League, Liverpool, u...
    Sport18 Mars 2025
    Mesfushori Etnik Brruti një javë më parë vendosi ta lërë Kosovën për të kaluar te Shqipëria, duke krijuar jo pak debat.  ...
    Të tjera
    Lajme18 Mars 2025
    Pas masave të ftohta polare që sollën ulje të theksueshme të temperaturave si dhe reshje lokale shiu e bore në shkallë vendi,...
    Bota/Rajoni18 Mars 2025
    Një zjarr masiv ka përfshirë një stallë bagëtish në fshatin Barbullojë, njësia administrative Shënkoll, bashkia Lezhë. Top Channel bën me dije se...
    Lajme18 Mars 2025
    Fundi i mandatit për ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, po përcillet edhe me një gjobë nga Agjencia për Informim...
    Lajme18 Mars 2025
    Sot është varrosur Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit Hashim Thaçi. Djali i ish-presidentit, Endrit Thaçi sapo ka njoftuar se e pamja për...
    Lajme18 Mars 2025
    Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka pritur në takim Drejtuesin e Sektorit për prokurorët Ndërlidhës në Ambasadën Britanike...
    Kronika18 Mars 2025
    Policia e Kosovës e ka gjobitur një shofer në rrugën Ferizaj – Kaçanik me 200 euro, pasi gjatë udhëtimit i njëjti e...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.