×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes anëtari i NISMA-s

    FrontOnline
    17 Qershor 2020

    Vetëm një ditë para se të fillonte punën si këshilltar i ministrit të MTI-së, ka vdekur anëtari i NISMA-s Albert Krasniqi.

    Ai ka humbur jetën në një aksident me veturë në mëngjesin e sotëm.

    Albert Krasniqi ishte anëtar i Kryesisë së Rinisë së Nimsës.

    Lajmin e ka bërë të ditur vet ministri i MTI-së Vesel Krasniqi.

    Nëpërmjet një postimi në Facebook, Krasniqi ka treguar se Alberti sot do të fillonte punën në ministrinë që ai e drejton.

    “ALBERT sot kam pritur të të uroj mirëseardhje në detyrën e re si këshilltar i imi në MTI, por në asnjë mënyrë s’kam menduar që pikërisht të ju them lamtumirë. Veprat tua, sjellja jote ishin shembulli më i mirë i një të riu, me një perspektivë për të ardhmen. Do të na mungosh shumë Albert, kujtimi për ty kurrë nuk do të harrohet. Lamtumirë shoku ynë, Lutemi që të pushoni i qetë në parajsë! VK”, ishte postimi i ministrit Krasniqi.

    Lajmin për vdekjen e Albertit e ka dhënë edhe zëdhënësi i kësaj partie Leotrim Berisha.

    “Në vend të urimit, sot po lutemi për shpirtin e Albertit! Vdekja tragjike e tij na ka prekur të gjithëve. Alberti dje pas takimit me kryetarin Limaj rreth orës 17:00, hyri në zyre dhe na ftoi për kafe të gjithëve që ishim aty. Sot në vend që ai të fillonte një rrugëtim të ri, iku nga kjo botë. Do të të kujtomë përherë! Ngushëlime familjes, miqve dhe gjithë atyre që e kanë njohur Albertin”.

    Nga Rubrika
    Lajme09 Shkurt 2025
    Si ka qenë trendi i fletëvotimeve të dëmtuara ndër vite? Me ose pa qëllim, shumë fletëvotime edhe dëmtohen gjatë procesit të votimit,...
    Lajme09 Shkurt 2025
    Për zgjedhjet për Kuvendin e së Kosovës, që po mbahen sot në vendin tonë Prokurori i Shtetit ka bërë të gjitha përgatitjet...
    Lajme09 Shkurt 2025
    Kryetari i LVV-së, Albin Kurti, u ka bërë thirrje qytetarëve të dalin e të shfrytëzojnë të drejtën e votës. Ai deklaroi se...
    Të tjera
    Lajme09 Shkurt 2025
    Një situatë e rrallë ka ndodhur në Malishevë gjatë procesit të votimit. 26 anëtarë të një familje kanë shkuar të votojnë së...
    Zgjedhjet 202509 Shkurt 2025
    Dalja më e madhe në votime në përqindje po ndodhë në komunat me shumicë serbe. Sipas KQZ, dalja më e madhe deri...
    Lajme09 Shkurt 2025
    Komuna e Podujevës deri tani kanë votuar mbi 33%. Sipas të dhënave të Komisionit Zgjedhor të Kosovës nga 84 mijë e 23...
    Zgjedhjet 202509 Shkurt 2025
    Nathalie Loiseau, shefja e misionit të BE-së për monitorimin e zgjedhjeve në Kosovë, ka qenë në një qendër të votimit në Graçanicë....
    Lajme09 Shkurt 2025
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova edhe një herë po e jep provimin e vet të demokracisë, ndërsa tha...
    Zgjedhjet 202509 Shkurt 2025
    Raportimet se ngjyra matrikuluesve që po u vendoset në gishtërinj votuesve po fshihet pas kohë pas votimit, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.