×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Vdekshmëria nga COVID-19 në Maqedoninë Veriore rritet me 71.4 për qind

    FrontOnline
    27 Tetor 2020

    Instituti i Shëndetit Publik njoftoi sot se vdekshmëria nga sëmundja infektuese në Maqedoninë Veriore ka shënuar një rritje prej 71.4 për qind.

    Sipas raportit të fundit, 84 vdekje u raportuan në 24 qytete midis 19 dhe 25 tetorit, një rritje prej 71.4 për qind krahasuar me një javë më parë.

    Vetëm të dielën, më 25 tetor, 22 pacientë vdiqën nga COVID-19 në Maqedoninë Veriore, e cila është më e larta brenda një dite që nga fillimi i epidemisë.

    Janë kryer gjithsej 13.993 teste ose 5.9 për qind më shumë se javën e kaluar, dhe janë regjistruar 3.410 raste të reja pozitive ose 27.4 për qind më shumë.

    Përqindja e testeve pozitive është 24 për qind, dhe më e zakonshmja është te grup-mosha nga 30-39 vjeç (22 për qind), ndjekur nga grup-mosha mbi 60-vjeç (19.7 për qind).

    Numri më i madh i të sapo infektuarve është në Shkup – 48.5 për qind, ku incidenca më e lartë javore është regjistruar – 267.8 për 100,000 banorë.

    Sipas raportit të Institutit për Shëndet Publik, i cili u botua në ueb-faqen e Ministrisë së Shëndetësisë, 1.566 njerëz të cilët ishin të shtruar në spital ose nën trajtim në shtëpi u trajtuan si të kuruar në javën e kaluar, që është 477 më shumë se një javë më parë.

    Deri dje, 934 njerëz vdiqën nga koronavirusi në Maqedoninë Veriore, numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve që nga fillimi i epidemisë është 27.199, ka 7.317 raste aktive dhe 18.948 u shëruan.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton se këto vende do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni29 Mars 2024
    Një autobus me rreth 60 pasagjerë u aksidentua në shtetin perëndimor të Gjermanisë Veriore-Vestfalia, duke lënë të lënduar 21 persona, njëri prej...
    Bota/Rajoni29 Mars 2024
    Artileri e madhe ushtarake serbe, është parë duke u larguar mbrëmë nga komunat e Luginës së Preshevës. Klan Kosova ka siguruar pamje...
    Bota/Rajoni29 Mars 2024
    Dy tërmete kanë goditur mëngjesin e ditës së premte Greqinë. Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për dy tërmete, njëri...
    Të tjera
    Bota/Rajoni29 Mars 2024
    Një autobus me rreth 60 pasagjerë u aksidentua në shtetin perëndimor të Gjermanisë Veriore-Vestfalia, duke lënë të lënduar 21 persona, njëri prej...
    Kronika29 Mars 2024
    Një burrë ka njoftuar policinë se sipas tij, një i dyshuar, i njohur për ankuesin, dyshohet se ia ka vjedhur vetën e...
    Kronika29 Mars 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Prizren, pasi i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj katër personave....
    Kronika29 Mars 2024
    Një grua ka njoftuar policinë se derisa ka qenë në vendin e saj të punës, ka hyrë një person i dyshuar me...
    Kronika29 Mars 2024
    Është arrestuar një person në Pejë nën dyshimin për përgatitje të veprës penale “vrasje e rëndë”. Sipas raportit policor, i dyshuari me...
    Bota/Rajoni29 Mars 2024
    Artileri e madhe ushtarake serbe, është parë duke u larguar mbrëmë nga komunat e Luginës së Preshevës. Klan Kosova ka siguruar pamje...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.