×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdekjet e dy ditëve të fundit, Osmani: Le të shërbejë si alarm për të gjithë e në veçanti për institucionet

    FrontOnline
    31 Korrik 2020

    Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka ngushëlluar të gjitha familjet e personave që kanë vdekur nga koronavirusi.

    Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas vdekjeve të dy ditëve të fundit, ku humbën jetën 31 persona nga koronavirusi.

    Përmes një shkrimi në profilin e saj zyrtar në rrjetin social Facebook, Osmani, ka shkruar se kjo situatë duhet të shërbejë si alarm për të gjithë që për rrezikun e këtij virusi e në veçanti për institucionet që e kanë për obligim të mbrojnë jetën e qytetarëve.

    Osmani ka ngushëlluar të gjitha familjet e viktimave.

    Postimi i plotë i Osmanit, pa ndërhyrje:

    31 familje po i varrosin më të dashurit e tyre, që humbën jetën dje (16) e sot (15) nga virusi Covid19.

    Ditët e festave janë ditë kur zotërojnë gëzimi e hareja, por sot, disa familje po i jepin lamtumirën e fundit atyre që i deshën më së shumti. Lutem që Zoti t’ua lehtësojë dhimbjen në këto kohë të rënda e për humbjen e madhe jo vetëm për familjet por për gjithë shoqërinë tonë.

    Prandaj nëse u shkon mendja që për këtë Bajram t’i injoroni këshillat e mjekëve për festë nga distanca, ju lus mendoni për 227 familjet që sot kanë dhimbje për fëmijët, vëllezërit, motrat apo prindërit e tyre, të cilët i humbën për shkak të pandemisë.

    Dhimbja e tyre le të shërbejë si alarm për të gjithë për rrezikun e këtij virusi e në veçanti për institucionet që e kanë për obligim të mbrojnë jetën e qytetarëve.

    Ngushëllime edhe njeherë të gjitha familjeve që humbën më të dashurit.

    Çmime më të lira të naftës dhe oferta fantastike në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme29 Mars 2024
    Edhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka sfiduar opozitën, duke thënë se janë të gatshme për zgjedhje të reja, madje qysh javën...
    Lajme29 Mars 2024
    Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ka bërë të ditur se po vazhdojnë kërkimet për gjetjen e një personi të zhdukur...
    Lajme29 Mars 2024
    Faturimi i rrymës ende s’ka filluar anipse më 9 dhjetor të 2023-tes, KEDS pati nënshkruar kontratë me Elektroserverin për të shpërndarë dhe...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se Kosova duhet të shkojë në zgjedhje të rregullta dhe jo atëherë kur dëshiron...
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Një aksident trafiku ka lënë të vdekur 45 persona në Afrikën e Jugut, pasi një autobus humbi kontrollin dhe ra nga një...
    Lajme28 Mars 2024
    Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka qenë në Mitrovicë ku është takuar me kreun e kësaj komune Bedri...
    Lajme28 Mars 2024
    Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), ka thënë të enjten se imazhi i krijuar për Kosovën që “mund të...
    Lajme28 Mars 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka folur për kandidaturën e tij dhe përballjen në zgjedhje me kryetarin e VV-së, Albin...
    Sport28 Mars 2024
    Florian Marku këmbëngul se Chris Kongo, kundërshtari i tij mbrëmjen e së dielës, ka bërë një gabim të madh. Kongo, pohon ai,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.