Një person është gjetur pa shenja jete në një villë në Gjakovë.
Policia përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se rasti ka ndodhur në orët e pasdites, derisa viktima është gjetur nga dy persona të tjerë.
Njësitë relevante të policisë kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori, me urdhrin e të cilit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./FrontOnline/