×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    Vdekja e shtetasit të huaj në Ulpianë, flet njëri nga banorët e lagjes

    FrontOnline
    26 Shkurt 2021

    Një person është djegur brenda një objekti në Ulpianë të Prishtinës.

    Rastin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se rreth orës 09:00 të mëngjesit është pranuar informata për një zjarr në një shtëpi në rrugën “Musine Kokolari”.

    Personi në fjalë është shtetas i huaj.

    “Rreth orës 09:00 është pranuar informata për një zjarr në një shtëpi në rrugën “Musine Kokalari” në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Menjëherë njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë ftuar edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin.

    Bazuar në të dhënat fillestare nga këqyrja e vendit të ngjarjes, dyshohet për një person të vdekur (shtetas i huaj) në rrethana të dyshimta brenda objektit të përfshirë nga zjarri.

    Aktualisht policia ka nisur një hetim lidhur me rastin respektivisht për rrethanat e kësaj vdekjeje të dyshimtë si dhe shkaqeve të zjarrit, por edhe ndërlidhjen eventuale mes tyre”, tha Borovci.

    Por disa detaje i ka zbuluar një banor i këtushëm.

    Ai në kushte anonimiteti i tha Front Online se shtëpia ku ndodhi rasti ishte e pabanuar, por që kohëve të fundit ishte bërë vend frekuentimi nga sirianët.

    Këta të fundit, sipas tij, shkaktonin edhe probleme tjera duke vjedhur nëpër shtëpitë tjera që gjendën në këtë zonë.

    Ai thotë se disa herë e kane telefonuar policinë./Front Online/

     

    https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/272743207706094

    https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/272743207706094

    NimiTV ofron 30% zbritje për Black Friday
    Nga Rubrika
    Lajme20 Prill 2024
    Bashkëpartiakë e opozitë kritikojnë përfshirjen e Kurtit dhe partisë së tij në zgjedhjet në Maqedoni të Veriut Maqedonia e Veriut do të...
    Lajme20 Prill 2024
    omisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot mbledhje, me fillim nga ora 14:00. Në rend dite janë aktivitetet e Sekretariatit të...
    Lajme20 Prill 2024
    Mbi 22 për qind është rritur inkasimi këtë vit i Ngrohtores së Kryeqytetit “Termokos”, krahas me vitin paraprak. E këtë vit, në...
    Të tjera
    Lajme20 Prill 2024
    Mëngjesi i së shtunës parashihet më i ftohtë, por se me më shumë intervale me diell. Ditës zhvillohen vransira, që më vonë...
    Lajme20 Prill 2024
    Bashkimi Evropian tha të premten se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është urgjente, ndërsa u bëri thirrje...
    Sport19 Prill 2024
    Ndonëse drejtuesit e Barcelonës po insistojnë që Xavi Herandez të mbetet në krye të bankinës së katalonasve, megjithatë, Xavi duket është i...
    Lajme19 Prill 2024
    Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, deklaroi se Prishtina duhet të përmbushë detyrimet e saj nga marrëveshjet me Beogradin,...
    Lajme19 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot diell dhe vranësira të pakta në orët e para të mëngjesit, më pas pritet shtim...
    Lajme19 Prill 2024
    Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ballkanin Perëndimor dhe ndërmjetësit të dialogut Kosovë -Serbi....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.