Një aksident trafiku në Preqevë të Klinës mes një veture dhe një kombibusi, të cilët janë përfshirë nga flakët.
Lajmin për Front Online, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Në 19:05 policia është njoftuar për një aksident në Preqevë në mes një veture dhe një kombibusi. Në rastin e aksidentit, në momentin kur ka ndodhur, veturat i ka kapluar zjarri. Një person ka mbetur brenda, i cili është pa shenja jete. Vdekjen e tij e ka konfirmuar mjeku kujdestar”, ka thënë Gashi.