×
  • Lajme
  • Lajme

    Vazhdon ngërçi politik, as dje nuk pati numra për kryetarin e Kuvendit

    FrontOnline
    22 Prill 2025

    Ngërçi politik ka vazhduar edhe gjatë se hënës në Kuvendin e Kosovës.

    Partitë politike nuk po gjejnë gjuhën e përbashkët për ta zgjedhur Albulena Haxhiun si kryetare të parlamentit.

    Për shkak të mungesës së numrave, deputeti më i vjetër i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëkohësisht kryesuesi i seancës së kuvendit, Avni Dehari, e ndërpreu seancën dhe u vendos që të vazhdohet të mërkurën në orën 10:00.

    Si rrjedhojë e zhvillimeve, Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, nuk e përjashtoi si mundësi të shkohet sërish në zgjedhje nëse nuk gjendet një zgjidhje postin e kryetarit të kuvendit.

    “Me këto qasje të cilat, mënyrën si po tregohet, ose po barrikadohet nga partitë tjera parlamentare, me të vërtetë duhet të dakordohemi me një temë tjetër. T’i thërrasim të gjitha grupet politike, të konstituojmë Kuvendin dhe të dakordohemi që me 80 vota, ta shpërndajmë Kuvendin dhe shkojmë në zgjedhje tjera. Në rrethanat aktuale, me deklarimet aktuale, kjo duket se është zgjedhja më e afërt dhe më e pranueshme” , ka thënë ajo

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, pas seancës e bëri të qartë se për partinë me të cilën ai udhëheq figura e Albulena Haxhiut si kryeparlamentare është e papranueshme.

    “Edhe sot jemi për të bërë konstiuimin e Kuvendit, normalisht që për te zgjedhur kryparlamentarin është përgjegjësia e atij që propozon, besoj që iu kanë thënë që t’i bëjnë votat nëse munden. Nëse jo duhet menduar për opsione të tjera që parashihen me Kushtetutën”, ka thënë Krasniqi dje pas dështimit të seancës.

    Qëndrim nuk kanë ndryshuar as nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

    “Lëvizja Vetëvendosje duhet të kuptojë që për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit duhet kompromis dhe shumicë sepse kështu ka vendosur qytetari i Kosovës… Natyrisht se jo, në asnjë rrethanë LDK-ja nuk gjen kompromis me LVV-në”, ka thënë kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku.

    Kurse, kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha se partia e tij voton vetëm në se rast propozohet dikush tjetër për kryetar të kuvendit.

    Ndërsa, Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar se duhet të hapet rruga për krijimin e institucioneve.

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, sërish qëndroi i heshtur duke refuzuar t’iu përgjigjet gazetarëve.

    Nga Rubrika
    Lajme23 Maj 2025
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka ironizuar me Lëvizjen Vetëvendosje. Në një shkrim në Facebook, ajo ka thënë: “Me...
    Lajme23 Maj 2025
    Gjatë ditës së premte, nga Presidenca e Kosovës thanë se ende nuk është caktuar prokurori për t’i hetuar kërcënimet ndaj Presidentes Vjosa...
    Lajme23 Maj 2025
    Në Konferencën e Investitorëve për zhvillimin e turizmit lokal, kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, ka prezantuar master planin për zhvillimin...
    Të tjera
    Lajme23 Maj 2025
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka thënë se kreu i VV-së, Albin Kurti, po zhvillon bisedime me kreun e Nismës, Fatmir...
    Lajme23 Maj 2025
    Kryetari i Bordit të ZRrE-së, Ymer Fejzullahu, ka thënë se vendimi i këtij institucioni për daljen në treg të hapur për biznese...
    Lajme23 Maj 2025
    Haki Abazi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se kryeministri i dorëhequr, Albin Kurti, po insiston në votim të fshehtë...
    Lajme23 Maj 2025
    Eugen Cakolli nga KDI, ka reaguar rreth asistentëve personal të angazhuar nga deputetët. Cakolli në postimin e tij e ka lidhur këtë...
    Bota/Rajoni23 Maj 2025
    Policia në Hamburg ka reaguar ndaj raportimeve për një sulm me thikë në stacionin kryesor të trenit të qytetit. Policia e Hamburgut...
    Lajme23 Maj 2025
    “Kanë ndodhur disa provokime”, Policia reagon për të shpjeguar pse ndërhyri në defilimin e maturantëve në Mitrovicën e Veriut. Policia e Kosovës,...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.