×
  • Lajme
  • Lajme

    Vazhdon aksioni “Subvencioni 2021”: Arrestohet zyrtari në Pejë, dyshohet se përfitoi 48 mijë euro

    FrontOnline
    02 Mars 2021

    Në vazhdën e operacionit “Subvencioni 2021”, Drejtoria e Krimeve Ekonomike ka arrestuar zyrtarin e Drejtorisë së Bujqësisë së Pejës, A.B (emër i njohur për redaksinë).

    Express raporton  se zyrtari komunal dyshohet për përfitimin e 48 mijë eurove në mënyrë të kundërligjshme.

    Sipas këtij burimi, zyrtarit të Drejtorisë së Bujqësisë i është bastisur mbrëmë shtëpia, por nuk janë gjetur paratë.

    I njëjti është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë.

    Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, tha se nuk ka njohuri për arrestimin e zyrtarit të komunës. Mirëpo Muhaxheri konfirmoi se A.B., nga dita e djeshme nuk ka dalë në punë.

    Aksioni policor “Subvencioni 2021”, ka nisur javën e kaluar në Ministrinë e Bujqësisë në Prishtinë, për të vazhduar në disa lokacione tjera të vendit.

    Nga ky aksion janë konfiskuar mbi 400 mijë euro, vetura, telefona, laptopë e kompjuterë.

    Po ashtu janë prangosur 21 persona, shumica nga ta zyrtarë.

    Si të kurseni mbi 350 kilovatë/orë në muaj me një investim të thjeshtë, tregon Idriz Ferati, drejtor i Auditimit në…
    Nga Rubrika
    Lajme20 Prill 2024
    Kosova me artisten e saj Doruntina Kastratin, fiton çmimin "Special Mention for National Presentation", në Bienalen e Artit në Venecia. Kryeministri i...
    Lajme20 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti nuk do të jetë as në tubimin elektoral të koalicionit që po përkrah në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut,...
    Lajme20 Prill 2024
    Për dallim nga fillimi i javës që po lëmë pas, kur kishte tollovi të mëdha dhe pritje të gjata në Agjencinë e...
    Të tjera
    Lajme20 Prill 2024
    Presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar pasurinë e saj në regjistrin e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, ku ka renditur pasuritë e paluajtshme,...
    Lajme20 Prill 2024
    Agjencia e Kundër Korrupsionit ka filluar të publikoj formularët me të dhënat e pasurisë së shërbyesve publik. Mesin e shumë zyrtarëve tjerë...
    Lajme20 Prill 2024
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, në deklarimin e pasurisë për vitin 2024, ka njoftuar se ka blerë banesë të re. E njëjta i...
    Lajme20 Prill 2024
    Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, konsideron se vendet e rajonit duhet të përpiqen të arrijnë një marrëveshje, duke qenë se...
    Lajme20 Prill 2024
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dje është shprehur i çuditur pse pati reagime për bllokimin e qytetarëve të Kosovës e ndalimin e...
    Lajme20 Prill 2024
    Nga Shoqata e Pensionistëve të Kosovës njoftojnë se secili pensionist në mënyrë individuale do të ngre padi ndaj Ministrisë së Financave. "Secili...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.