[wp-story]

Lajme

Vazhdojnë pritjet e gjata të bashkatdhatarëve në Merdare

Vazhdojnë pritjet e gjata të bashkatdhatarëve në Merdare
08:23 | 04 Gusht 2019

Bashkatdhetarët tanë që po kthehen në vendet perëndimore edhe mëngjesin e sotëm po përballen me pritje të gjata në kalimet vendkalimet kufitare me Serbinë.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, pritjet dhe kolonat më të gjata mëngjesin e sotëm janë regjistruar në pikë-kalimin kufitar në Merdare, ku për të dalë nga Kosova po pritet deri në pesë orë.  Ndërsa për të hyrë në Kosovë deri në 40 minuta, raporton Telegrafi.

Në Merdare, kolonat e automjeteve në dalje janë deri në 1,4 km, kurse në 100 metra.

Edhe në pikë-kalimin kufitar të Dheu i bardhë në dalje të Kosovës pritet deri në një orë, kurse në hyrje  deri në 30 minuta.

Në pikat e tjera të kalimit kufitar nuk ka pritje të gjata, në hyrje as në dalje.

Për të përcjellë në kohë reale gjendjen në pikë-kalimet kufitare qytetarët mund të informohen duke klikuar në web faqen e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar. /Telegrafi/

Foto: Ilustrim

/ FrontOnline /

“M Sillosi” S’ka nëvojë për panik, grurë ka me bollëk

Të tjera