×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Vazhdojnë luftimet e ashpra mes Armenisë dhe Azerbajxhanit

    FrontOnline
    24 Tetor 2020

    Vazhdojnë luftime të ashpra në rajonin Nagorno-Karabakh

    .Vazhdojnë gjithashtu edhe shkëmbime akuzash mes Armenisë dhe Azerbajxhanit për goditje me artileri në zona të banuara.Autoritetet në Nagorno-Karabakh thanë se raketat azerbajxhanase goditën qytetin e Martakertit dhe disa fshatra në rajonin e Martunit gjatë natës.

    Po sipas autoriteteve rajonale, 927 pjesëtarë të forcave të tyre ushtarake janë vrarë dhe mbi 30 civilë janë plagosur.Azerbajxhani nuk e ka bërë publik numrin e viktimave ushtarake, por thotë se 63 civilë janë vrarë dhe 292 janë plagosur.Ndërsa vazhdojnë luftimet, Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo u bëri thirrje ministrave të jashtëm të dy vendeve të “ndalin dhunën dhe të mbrojnë civilët”.

    Në një deklaratë të nxjerrë të premten pasi sekretari amerikan i shtetit zhvilloi takime të veçanta me homologët e të dy vendeve në Uashington, Departamenti i Shtetit tha se “Sekretari kishte theksuar edhe rëndësinë që të dyja palët të angazhoheshin në negociata serioze të mbikqyrura nga Bashkëdrejtuesit e Grupit të Minskut, në suazën e OSBE-së, në mënyrë që të gjenin një zgjidhje përfundimtare të bazuar tek parimet e Aktit Final të Helsinkit për të shmangur përdorimin e forcës, për të mbrojtur integritetin territorial dhe për të drejta të barabarta dhe vetëqeverisje për popullatën”.

    Sekretari Pompeo tha në Twitter pas takimit se kishte diskutuar me dy ministrat “hapa kritikë” për të ndalur dhunën. “Të dy vendet duhet të respektojnë armëpushimin dhe të kthehen në negociata serioze”.

    Takimi në Uashington u organizua pas dy përpjekjesh të dështuara nga Rusia për të ndërmjetësuar një armëpushim në shpërthimin më të rëndë të dhunës në këtë rajon në më shumë se 25 vjet.Sekretari Pompeo dhe udhëheqës të tjerë globalë po bëjnë thirrje për të ndalur luftimet. Por Kryeministri armen Nikol Pashinyan tha të mërkurën se nuk sheh mundësi për një zgjidhje diplomatike në këtë fazë të konfliktit.Presidenti azer Ilham Aliyev ka thënë se forcat armene duhet të tërhiqen nga Nagorno-Karabakh që të ndalen luftimet. Sipas shifrave ruse, rreth 5000 vetë janë vrarë që në fillim të konfliktit.Turqia tha të mërkurën se nuk do të hezitojë të dërgojë trupa që të mbështesë ushtarakisht Azerbajxhanin nëse merr kërkesë nga autoritetet azere. Sekretari Pompeo u ka bërë thirrje vendeve të tjera të mos i hedhin benzinë konfliktit.Pak para takimeve në Uashington, Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan tha se shpreson të bashkëpunojë me Rusinë për zgjidhjen e konfliktit.

    KEDS fillon pilot projektin për inspektimin e rrjetit elektrik me dron
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel shpreson se hakmarrja e dukshme izraelite e së premtes do të jetë e fundit në përshkallëzimin...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Një person i vuri zjarrin vetes të premten jashtë gjykatës së Nju Jorkut, ku po zhvillohej gjyqi historik ndaj ish-presidentit Donald Trump,...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Ndihmëssekretari i Byrosë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike i Departamentit të Shtetit Amerikan, James O’Brien, nesër do qëndrojë në Beograd. Ai madje...
    Të tjera
    Sport19 Prill 2024
    Ish-mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, ka dërguar një mesazh frymëzues për Topçinjtë teksa po hyjnë në ndeshjen e fundit të betejës së...
    Lajme19 Prill 2024
    Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një rreshteri policor, pasi një ankese nga një qytetar sot në Prizren. Sipas tij,...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Një person i vuri zjarrin vetes të premten jashtë gjykatës së Nju Jorkut, ku po zhvillohej gjyqi historik ndaj ish-presidentit Donald Trump,...
    Lajme19 Prill 2024
    Një 17 vjeçar është arrestuar sot në Ferizaj nën dyshimin se ka tentuar ta vras me thikë një 20 vjeçar. I lënduari...
    Lajme19 Prill 2024
    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestimin nga policia serbe të shtetasit kosovar dhe asaj britanike, Sadik...
    Sport19 Prill 2024
    Trojet shqiptarë kanë nxjerrë njerëz të suksesshëm dhe të mbërrirë në fusha të ndryshme. Pa diskutim, sportistët ishin ata që i bënë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.