×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    Vazhdimi i gjykimit të Nenad Arsiqit, i akuzuar për krime lufte në Kosovë, më 25 shtator

    FrontOnline
    26 Gusht 2020

    Pas pauzës për shkak të pandemisë së koronavirusit, në Gjykatën Themelore të Prishtinës ka vazhduar shyqrtimi kryesor në rastin e Nenad Arsiqit nga Çagllavica, të akuzuar për krime lufte në Kosovë. Avokati i të akuzuarit, Dejan A. Vasiq në njëç deklaratë përmes telefonit për RTV Kim (në gjuhën serbe) ka bërë të ditur se janë marrë në pyetje dëshmitarët anëtarë të familjes Shala, ndërsa dëshmitarët e mbrojtjes do të merren në pyetje më 1 tetor, transmeton Koha.net.

    Nenad Arsiq nga Çagllavica akuzohet për dyshimin se gjatë luftës në cilësinë e pjesëtarit të policisë së RFJ (Republikës Federative të Jugosllavisë) ka rrahur dhe plaçkitur Jakup e Skender Shalën, e po ashtu edhe i ka poshtëruar duke i detyruar të këndonin këngë patriotike serbe.

    “Gjatë shqyrtimit të sotshëm janë marrë në pyetje dy anëtarë të familjes Shala, të cilët dje dhanë deklaratat e tyre në pjesën e paradites së gjykimit. Në pjesën e dytë, Gjykata vendosi mbi propozimet për marrjen në pyetje të dëshmitarëve të mbrojtjes. Gjykata miratoi pjesërisht propozimet e mbrojtjes, kështu që në fillim të tetorit do të dëshmojnë dy dëshmitarë dhe t’i ofrojnë Nenadit alibi se ai fare nuk ka qenë në Kosovë në kohën kur ka ndodhur ngjarja”, ka thënë avokati i të akuzuarit, Dejan A.Vasiq.

    Avokati Vasiq, sipas Radio Kim, ka thënë se gjykatësi ka refuzuar propozimin e mbrojtjes që të merren në pyetje gazetarja Angjelka Qup dhe politikani Momçillo Trajkoviq, të cilët si banorë të Çagllavicës kanë njohuri për situatën, në radhë të parë për Nenad Arsiqin.

    Vasiq tha se marrja në pyetje e dëshmitarëve është caktuar për datën 1 tetor, ndërsa vazhdimi i gjykimit pritet më 25 shtator, transmeton koha.net (në foto, avokati Dejan A.Vasiq)

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për vendet që s’do të kenë rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme19 Prill 2024
    Përfaqësuesi i Kosovës për marrëdhënie me NATO-n, ambasadori Astrit Zemaj ka takuar ish Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Lord George Robertson. Zemaj...
    Lajme19 Prill 2024
    Deputetja Blerta Deliu – Kodra e ka akuzuar ministren për vjedhje shtetërore në Komisionin për Integrime Evropiane ku raportoi ministrja e Industrisë,...
    Lajme19 Prill 2024
    Në Komisionin për Integrime Evropiane nuk ka kaluar projektligji për tekste shkollore për shkak se nuk ka pasur kuorum. Për të kanë...
    Të tjera
    Vip19 Prill 2024
    Reperi i njohur shqiptar Stresi, emri i vërtetë i të cilit është Arkimed Lushaj, ka hedhur akuza të reja në drejtim të...
    Lajme19 Prill 2024
    Në përkujtim dhe nderim të shqiptarëve të vrarë e të masakruar nga forcat pushtuese serbe gjatë prillit 1999, Kryetari i Kuvendit të...
    Vip19 Prill 2024
    Skena e “Big Brother VIP Kosova 1” duket të mos i ketë mjaftuar për të shuar debatet mes konkurrentëve, pasi reperi i...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dënoi aktet e dhunës gjatë protestës së sotme të opozitës përpara bashkisë së Tiranës. Në një postim...
    Sport19 Prill 2024
    Pas Fabio Cannavaros, ditën e sotme në “Shtëpinë e Futbollit” si i ftuar special nga FSHF ka mbajtur një leksion për kursanët...
    Sport19 Prill 2024
    Rënia e Almerias nga elita e futbollit spanjoll, diçka që ka qenë e pritur për pjesën më të madhe të sezonit, duket...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.