[wp-story]

Bota/Rajoni

Vasili: OSBE mbështet presidentin dhe rrëzon mashtruesin Rama

Vasili: OSBE mbështet presidentin dhe rrëzon mashtruesin Rama
20:19 | 13 Janar 2020

Nënkryetari i LSI Petrit Vasili me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se OSBE sot ka dalë në deklaratë për mediat për ligjin antishpifje, duke mbështetur presidentin e Republikës dhe rrëzuar mashtruesin Edi Rama.

Vasili thekson se përfaqësuesi i OSBE për lirinë e medias Harlem Dezir pas shpjegimeve parimore dhe shteruese të Presidentit Meta shpreh gatishmërinë që të mbështesë ndryshimet e domosdoshme të këtij ligji të turpshëm.

“OSBE mbeshtet Presidentin dhe rrezon mashtruesin Rama per “antishpifjen”!!

Diskreditohen mashtrimet dhe manipulimet e Edi Rames per ligjin e antishpifjes. Perfaqesuesi i OSBE per lirine e medias Harlem Dezir pas shpjegimeve parimore dhe shterruese te Presidentit Meta shpreh gadishmerine qe te mbeshtese ndryshimet e domosdoshme te ketij ligji te turpshem.

Edi Rames i doli boja si asnje tjetri si mashtrues ordiner qe nuk kursen as nderkombetaret. Nderkombetaret te ndergjegjsohen se me çfare mashtruesi kane te bejne.

Akoma me qesharake edhe keta zedhenesat vulehumbur te Edi Rames qe kakarisin si gjeli maje plehut. Shqiptareve nuk jua mbyll dot gojen dot kerkush. Media dhe fjala e lire nuk mund te uzurpohet nga sharlatanizmat mashtruese dhe deshtake te Edi Rames. Qendrimi europian dhe demokratik i Presidentit krenari per te gjithe”, shprehet Vasili.

Ndërkohë, edhe ish-deputetja e LSI Kejdi Mehmetaj tha se reagimi i Zyrës së OSBE për Mediat lidhur me dekretin e Presidentit për ta rikthyer “Paketën Antishpifje” në parlament, jo vetëm mbështet vendimin e Presidentit të Republikës, por i jep të drejtë edhe kundërshtimit pothuaj 1 vjeçar të komunitetit të gazetarëve dhe opozitës ndaj kësaj pakete.

Petrol Company në muajin e shenjtë të Ramazanit, dhuron pako ushqimore per familjet nevojtare në qytetin e Vitisë

Të tjera