×
  • Lajme
  • Lajme

    Vasfije Krasniqi: E gatshme të marr pjesë në dialog, Serbisë t’ia përplas fytyrës krimet e bëra në Kosovë

    FrontOnline
    25 Mars 2021

    Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Vasfije Krasniqi Goodman, që njëkohësisht është edhe e mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, deklaroi se ishte befasuar me rezultatin e arritur në zgjedhjet e 14 shkurtit.

    Në emisionin Rubikon në Klan Kosova ajo u shpreh se nuk kishte bërë fushatë asnjë ditë për kandidaturën e saj dhe se nuk i kishte thënë askujt që ta votojë, por që beson se përkrahje të veçantë ka pasur nga viktimat e tjera të luftës.

    “Për mua ka qenë e lehtë se nuk kam qenë në fushatë, për shkak të shëndetit tim isha në Amerikë”.

    “Jam befasuar që kam pasur përkrahje aq të madhe duke mos qenë në Kosovë. Viktimat e di që më kanë përkrahur shumë, se askënd nuk e kam lutur për një votë të vetme. Ka qenë vet vullneti i qytetarëve. Veç një video të shkurtër e kam bërë për ta postuar në Facebook, s’e kam thirr askënd në telefon e t’i them ‘ama votën’. Por besoj që ata e kanë besimin te unë që do të luftoj për drejtësi e për krimet që i ka bërë Serbia”.

    Krasniqi Goodman tha se nuk i është dashur të anëtarësohet në LVV për hyrë në listën e tyre zgjedhore dhe se kjo nuk i është kërkuar, duke e quajtur veten ‘të pavarur në listën e Lëvizjes Vetëvendosje’.

    “Shpresoj që ta kem hapësirën që të luftoj për drejtësi dhe ta kem përkrahjen me të gjithë, e jo veç me deputetët e Vetëvendosjes. Të gjithë duhet të bëhemi bashkë për të luftuar për drejtësi dhe që stigmën ta thyejmë së bashku. Viktimat ta dinë që e kanë një mbështetje brenda në parlament”.

    Viktima e dhunës seksuale të shkaktuar nga serbët po ashtu u shpreh se është pro pjesëmarrjes së saj në dialogun e Kosovës me Serbinë.

    “Unë jam e gatshme që t’ia përplas për fytyrë Serbisë krimet që i ka bërë në Kosovë dhe unë jam dëshmi e gjallë për ato krime. Unë jam e gatshme, por ky është vendimi i dikujt tjetër. Serbia duhet të ballafaqohet për krimet që I ka bërë, të kërkojë falje e të denoncohet për të gjitha krimet”.

     

    Po vjen “Cyber ZERO” eventi që jep përgjigje për çdo lloj kërcënimi online
    Nga Rubrika
    Lajme19 Prill 2024
    Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, deklaroi se Prishtina duhet të përmbushë detyrimet e saj nga marrëveshjet me Beogradin,...
    Lajme19 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot diell dhe vranësira të pakta në orët e para të mëngjesit, më pas pritet shtim...
    Lajme19 Prill 2024
    Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ballkanin Perëndimor dhe ndërmjetësit të dialogut Kosovë -Serbi....
    Të tjera
    Sport19 Prill 2024
    Ish-mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, ka dërguar një mesazh frymëzues për Topçinjtë teksa po hyjnë në ndeshjen e fundit të betejës së...
    Lajme19 Prill 2024
    Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një rreshteri policor, pasi një ankese nga një qytetar sot në Prizren. Sipas tij,...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Një person i vuri zjarrin vetes të premten jashtë gjykatës së Nju Jorkut, ku po zhvillohej gjyqi historik ndaj ish-presidentit Donald Trump,...
    Lajme19 Prill 2024
    Një 17 vjeçar është arrestuar sot në Ferizaj nën dyshimin se ka tentuar ta vras me thikë një 20 vjeçar. I lënduari...
    Lajme19 Prill 2024
    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestimin nga policia serbe të shtetasit kosovar dhe asaj britanike, Sadik...
    Sport19 Prill 2024
    Trojet shqiptarë kanë nxjerrë njerëz të suksesshëm dhe të mbërrirë në fusha të ndryshme. Pa diskutim, sportistët ishin ata që i bënë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.