×
  • Lajme
  • Lajme

    Varroset në Cyrih të Zvicres gazetari Llukman Halili

    FrontOnline
    16 Qershor 2020

    Gazetari e publicisti, Llukman Halili është varrosur në Cyrih të Zvicres, të martën (16 qershor).

    Varrimi i tij u bë në varrezat e Friedhof Zürich – Witkon, rreth orës 14:00.

    Llukmani ndërroi jetë para tri ditësh (13 qershor).

    Në ceremoninë e varrimit morën pjesë gruaja e tij Lumja dhe fëmijët Doresa, Daorsi dhe Arta.

    Ishin të pranishëm edhe gazetarët zviceranë dhe bashkëvendasit e tij nga Tërnoci i Bujanocit.

    Lluki, siç e thërisnin, mbahet në mend si gazetar i guximshëm e trim në TVP dhe Radio Zagreb. Ky ia tundi themelet Jugosllavisë. Ia nxori partallet regjimit të Slobodan Milosheviqit, në vitet e ‘90-ta, në kohën e stuhisë së madhe.

    Iu dha zemër kolegëve të tij se si të mbrohet Atdheu, Kosova.

    Lluki, studenti i Zagrebit, la gjurmë edhe si profesor në Universitetin e Varshavës – Poloni.

    Prehu në paqe, Llukman Halili, maestro i gazetarisë ! – transmeton në Facebook gazetari Agim Muhaxheri.

    KEDS tregon ku do të ketë nesër ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Lajme03 Dhjetor 2023
    Partnerët e listës “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon – Shaip Kamberi”, kanë zhvilluar sot një takim në Prishtinë me kryeministrin Albin Kurti,...
    Lajme03 Dhjetor 2023
    residentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me presidenten Nataša Pirc Musar, gjatë konferencës “COP28”. Osmanika thënë se në këtë takim kanë...
    Lajme03 Dhjetor 2023
    Deputeti në parlamentin suedez, Magnus Jakobsson, ka vizituar lokalin “Lejos Cafe” që është hapur për Liridona Ademajn. Jakobsson theksoi se Liridonën do...
    Të tjera
    Lajme03 Dhjetor 2023
    Pjesëtarët e Njësisë Speciale Intervenuese, janë duke kryer përsëri bastije në argjendarinë në Prishtinë, pronari i së cilës u arrestuar ditë më...
    Lajme03 Dhjetor 2023
    Në vitin 1999 ka ndërhyrë për t’i dhënë fund luftës në Kosovë. Për 78 ditë me radhë, NATO-ja ka bombarduar caqet e...
    Bota/Rajoni03 Dhjetor 2023
    Një aksident i rëndë ka ndodhur fshatin ne Zues të Shkodrës, ku një makinë është përplasur me shtyllën elektrike duke lënë të...
    Bota/Rajoni03 Dhjetor 2023
    Një grua shtatzënë ka vdekur, katër persona janë lënduar dhe nëntë janë të zhdukur pas një tërmet të fuqishëm që goditi Filipinet....
    Vip03 Dhjetor 2023
    Blero u ka treguar Blerandos dhe Ardit se si e ka punuar këngën N.U.N. Ai tha se tekstin e kësaj kënge e...
    Bota/Rajoni03 Dhjetor 2023
    Është therur me thikë një person në zonën e quajtur “Kodra e Priftit” në Tiranë. Bëhet e ditur se personi i therur...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.