×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    Varroset 27 vjeçari që u vra në Mitrovicë, dorasin nuk e ka njohur më parë

    FrontOnline
    19 Prill 2021

    Sot iu dha lamtumira e fundit 27-vjeçarit Valmir Fazliu në varrezat e fshatit Dolak të Vushtrrisë, i cili u vra të shtunën në Mitrovicë. Tragjedia ndodhi në Tregun Gjelbër të qytetit, ku edhe po shiste fidane, ndërsa sipas një banori të fshatit ai nuk e ka njohur dorasin më parë.

    Aty mbetën edhe dy të tjerë të plagosur, në mesin e tyre një kalimtar rasti.

    Për djalin e hasretit i cili u privua nga jeta në moshë të re, nuk kanë dashur të flasin nga familja e tij e ngushtë. Pak para se të varrosej të afërm të viktimës thanë për Gazetën Express se familja nuk është e gatshme të prononcohet për media.

    Ndërsa, një banor i fshatit që e njihte mirë 27-vjeçarin e ndjerë tha se ai nuk ka pasur probleme me dorasin në të kaluarën, sipas tij janë njohur në treg, në ditën tragjike.

    “Ka shku në punë, fidane me shitë. Probleme s’kanë pas në të kaluarën mes vete, se ka njoft hiç atë njeri. As ne nuk e dimë se si ka ndodhë rasti”, u shpreh një bashkëfshatar i viktimës.

    Sqarim i opinionit lidhur me disa shkrime të publikuara në disa portale, ku potencohet se disa zyrtarë policor të kenë qenë të përfshirë në rastin Vrasje e rëndë

    Policia Rajonale e Mitrovicës theksoi se nga hetimet e deritanishme, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një zënke çasti ndërmjet të dyshuarit dhe viktimave të rastit.

    Rasti është cilësuar si “vrasje e rëndë”, ku ishin të përfshirë katër persona civil. Si pasojë e të shtënave me armë zjarri nga i dyshuari Sh. A., 35 vjeçar, 27-vjeçari vdiq ndërsa dy të tjerë të plagosur, me urgjencë janë dërguar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë.

    Gjithashtu lëndime trupore ka pësuar edhe 35-vjeçari i dyshuar, i cili më pas ka pranuar edhe trajtim mjekësor.

    Nga hetimet e zhvilluara deri me tani, njeri nga të lënduarit ka marrë plagë aksidentalisht. Ndërsa në vendin e ngjarjes pas ekzaminimeve të kryera, hetuesit policorë si prova materiale kanë gjetur dhe sekuestruar një armë pistoletë, tri gëzhoja dhe dëshmi tjera materiale që ndërlidhen me rastin.

    Ndërsa, në mesin e dëshmitarëve është intervistuar edhe një zyrtar policor i cili në kohen e ngjarjes ishte jashtë detyrës zyrtare dhe ndodhej afër personit të dyshuar, ka njoftuar policia.

    Ndaj te dyshuarit Sh. A., Prokuroria Themelore në Mitrovicë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, caktimin e paraburgimit.

    Në seancën dëgjimore për caktimin e masës së paraburgimit, të mbajtur para gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, është aprovuar kërkesa e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, dhe të dyshuarit i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.

    Petrol Company feston në Sos Fshatrat e Fëmijëve dhe në Sos Kopsht
    Nga Rubrika
    Lajme19 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka arrestuar burrin që tri gra në Ferizaj e raportuan se i ka kanosur verbalisht. Me vendim të prokurorit,...
    Lajme19 Prill 2024
    Nexhat Uglanin, kryesues i Kuvendit Komunal në Mitrovicën e Veriut për FrontOnline thotë se nuk do të ketë sukses votimi i 21...
    Lajme19 Prill 2024
    Një tentim vrasje ka ndodhur dje në Gjakovë ku janë përfshirë disa meshkuj dhe janë arrestuar tre të dyshuar. Atyre i janë...
    Të tjera
    Lajme19 Prill 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të vizitojë fillimin e punimeve të projektit “Zgjerimi i rrugës nacionale N9-Segmenti Kijevë-Dollc”. “Kryeministri i Republikës...
    Lajme19 Prill 2024
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj, ka thënë se zëvendësdrejtori, Dejan Jankoviq nga autoritetet serbe mund të jetë intervistuar për...
    Lajme19 Prill 2024
    Sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të publikojë listën e ndryshuar të qendrave të votimit për organizimin e votimit “për” apo “kundër”...
    Lajme19 Prill 2024
    Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, do të raportojë sot para Komisionit për Integrime Evropiane. Ky komision do të mblidhet...
    Lajme19 Prill 2024
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) me tetë vota për dhe dy abstenime kishte votuar rekomandimin që më 21 prill të votohet për...
    Lajme19 Prill 2024
    Për sot në Kosovë parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku pritet të ketë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.