×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Valon Murati: Asociacioni ‘kancer’ për Kosovën, ripërcaktimi i kufijve zgjidhja më e mirë

    Aulona Konjuhi
    14 Shtator 2023

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq sot kanë zhvilluar një takim në kuadër të dialogut me ndërmjetësim të BE-së.

    Edhe ky takim i realizuar mes palëve rezultoi pa sukses.

    E, nga ky takim nuk pati pritshmëri as kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati.

    Ai në një intervistë për Front Online tha se Kurti dhe Vuçiqi nuk kanë interes t’i realizojnë marrëveshjet.

    Sipas tij, të dy shtetet po mundohen ta fusin njëra-tjetrën në kurth.

    Për Muratin dialogu duhet të jetë serioz sepse është i domosdoshëm.

    “Nuk kam pritje nga takimi Kurti-Vuçiq në marrëdhëniet siç janë Kosova dhe Serbia dhe pas zhvillimeve në veri. BE dhe SHBA kanë paraparë që ky takim do t’i kontribuojë shtensionimit se sa arritjes së ndonjë marrëveshje apo implementimin”.

    “Qëndrimet e palëve janë larg njëra tjetrës dhe as Kurti dhe Vuçiq nuk kanë vullnet të realizojnë marrëveshjet, të dy palët po bëjnë përpjeke për t’i ikë Asociacionit. Të dy palët po mundohen ta vejnë njëra-tjetrën në kurth. Kosova duhet të jetë serioze në dialog se është i domosdoshëm”, tha Murati.

    Murati theksoi se marrëveshje finale mes Kosovës dhe Serbisë nuk do të ketë.

    Ai ka hedhur kritika për kryeministrin Kurti karshi dialogut.

    “Nuk shoh marrëveshje finale Kosovë-Serbi dhe nuk ka vullnet as për t’i implementuar për të cilat janë pajtuar. Qasja e Kurtit na ka vendosur në një pozicion të vështirë. Kurti është dashur të ketë planin B dhe nuk ka shumë opsione në tavolinë dhe nuk mund të pranosh diçka  dhe ta sabotosh realizimin e saj. Kjo është qasja popullsite e Kurtit i cili i ka bërë për poenë të brendshëm, e jo për të zgjidhur diçka”, u shpreh Murati. 

    Raportet me aleatët/ Murati: Hapat taktik të Kurtit do ta përplasin Kosovën me ndërkombëtarët

    Se do të acarohen marrëdhëniet ende me ndërkombëtar e thotë edhe kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati.

    Ai për Front Online ka thënë se me hapat taktik të Kurtit, Kosova do të përplasët sërish me ndërkombëtarët.

    Murati tha se për t’i kundërshtuar aleatët duhet të kesh opsione, atë që Kurti se ka.

    “Raporti më ndërkombëtarët është shumë delikatë, një pjesë e zhvillimeve në Kosovë varët nga marrëdhëniet me ndërkombëtarët. Nëse i kundërshton duhesh të kesh opsion tjetër se çfarë të thuash. Është pranuar një marrëveshja e cila në fillim është dashur të refuzohet por kemi disa hapa të Kurtit taktik të cilët Kosovën do ta përplasin me ndërkombëtarët”, thotë Murati.  

    Sipas Muratit, nënshkrimi i marrëveshjeve në Ohër, Kurtin e kanë futur në rrugë pa ‘krye’.

    “Kurti është futë në një rrugë pa krye në nënshkrimin e marrëveshjes se ka pasur kohën e Botës që mos të abuzoj me pozicionin që e ka pas por ta trajtojë seriozisht çështjen e bisedimeve.  Ai në zyre ka ardh duke thënë që nuk i ka prioritet bisedimet”, thotë Murati. 

    Murati: Asociacioni e betonizon kancerin në trupin e brishtë të Kosovës, Kurti s’do ta bëjë

    Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati në një intervistë të realizuar për Front Online ka folur edhe për themelimin e Asociacionit.

    Ai thotë se Asociacioni për Kosovën është ‘kancer’

    Sipas Muratit, kryeministri Kurti nuk duhet dhe nuk do ta implemetojë.

    Murati bisedimet me ndërkombëtarët i sheh si zgjidhje mes Kosovës dhe Serbisë.

    “Nuk duhet të implementohet Asociacioni dhe nuk do ta bëjë Kurti. Mënyra se si e ka krijuar diskursin politik Kurti të vendos në konflikt me ndërkombëtarët sepse ka marr edhe obligime nga ta. Bisedimet me ndërkombëtarët është opsioni që i zgjidh problemet se Asociacioni nuk e zgjidh problemin. Serbia nuk po të njeh, bërja e Asociacionit e betonizon kancerin ne trupin e brishtë të Kosovës dhe dhimbjet vazhdojnë”, u shpreh ai.

    Ai theksoi se ka një metodë për t’i ikur presionit të ndërkombëtarëve.

    Ky është modeli i Asociacionit të cilin është dashur ta prezantojë Kurti, sipas Muratit.

    “Konteksti në të cilët është dashur të veprojmë është ai i kërkim të reciprocitetit. Nëse insistohet për Asociacion është dashur të insistohet që edhe shqiptarët në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc të kenë drejtë të krijojë një Asociacion me të njëjtat kompetenca dhe kjo qenë metoda për t’i ikur presionit”, deklaroi Murati.

    Valon Murati: Kurti asnjëherë se ka pasur prioritet Bashkimin Kombëtar, ka mashtruar opinionin publik

    “Kurti asnjëherë se ka pas prioritet e ka pas vetëm parullë”.

    Kështu po e konsideron kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati njërin ndër prioritet e kryeministrit Kurti për Bashkimin Kombëtar.

    Ai tha se Kurti ka manipuluar opinionin publik lidhur me këtë çështje.

    “Kurti asnjëherë se ka pas prioritet e ka pas vetëm parullë me të cilët ka manipuluar me opinion publik se nuk e ka shpjeguar asnjëherë se si realizohet. Shumë njerëz që i kanë qitë votën kanë besuar por jo Kurti”, deklaroi Murati.

    Valon Murati: Me ri përcaktim të kufijve do të përfundonin vuajtjet e Kosovës

    Valon Murati në intervistën e realizuar për Front Online ka folur edhe për shkëmbimin e territoreve.

    Ai thotë se kanë insistuar që të ketë të drejta reciproke për komunat veriore dhe Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin.

    Ripercaktimi i kufijve sipas Muratit do të ndryshonte shumë situata.

    Murati mbetet i të njëjtit mendim se vuajtjet e Kosovës do të përfundonin me ripërcaktimin e kufijve.

    “Vullneti i shqiptarëve është që të bashkohen me Kosovën ashtu siç është i serbëve në tri komunat veriore. Konteksti kur mund të jetë i vështirë ripercaktimi i kufijve ne kemi insistuar që të ketë të drejta reciproke për këto dy pjesë dhe ajo është zgjidhja më e mirë se do t’i përfundonte të gjitha vuajtjet e Kosovës, do ta shtrinte sovranitetin në gjithë territorin e vet do të shpëtonin shqiptarët nga dhuna, presioni në të cilën ata janë në Serbi do të krijojshin rrethana me një zgjidhje të tillë edhe për ndryshimet kushtetuese.  Rrethanat që jemi e kemi të vështirë të vendosim e ta fuqizojmë sovranitetin”, tha ai për Front Online.

     Murati: BE-ja me sanksione të reja nëse trazohet veriut i Kosovës

    Një deklaratë e presidentit të Francës, Emmanuel Macron, se mund të ketë një rishikim të politikës për vizat nëse Kosova dhe Serbia s’veprojnë me përgjegjësi ka nxitur dyshime se liberalizimi nuk mund të ndodh më 1 janar 2024 për kosovarët.

    Valon Murati, kryetari i Lëvizjes për Bashkim shpreson që kjo gjë mos t’ju ndodh qytetarëve.

    Ai për Front Online ka deklaruar se BE-ja mund ta sanksionojë sërish Kosovën.

    Murati thotë se kjo mund të ndodh në rast se trazohet veriu.

    “Mund të ketë vazhdim të masave apo masa shtesë nëse ka komplikim në veriun e vendit , Macron e ka përmendur edhe për Serbinë, unë shpresojë që ajo nuk do të ndodhë që qytetarët mos të ndëshkohen se do të ishte një vazhdim i vuajtjeve të panevojshme jo çdo herë këto sanksione sjellin një të  mirë për ata që i vendosin se ata presin që do të ketë reagim nga Qeveria”, përfundoi Murati.  

    Bashkimi Evropian ka arritur një konsensus që liberalizimi i vizave për Kosovën të hyjë në fuqi më 1 janar të vitit 2024.

    Kjo datë ishte kërkesë e Spanjës – njërit prej pesë vendeve të BE-së që nuk e njeh ende pavarësinë e Kosovës./ Front Online/

    KEDS njofton për punime në rrjet, në këto komuna do ketë ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Lajme26 Shtator 2023
    Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, ka vizituar sot shtëpinë e rreshterit të ndjerë, Afrim Bunjaku në fshatin Samadrexhe, për t’i...
    Lajme26 Shtator 2023
    Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar që të ketë hetim ndërkombëtar për sulmin terrorist ndaj Policisë së...
    Lajme26 Shtator 2023
    Ambasadori amerikan, Jeff Hovernier, në një konferencë për media ka thënë sot se sulmi terrorist i së dielës ishte shumë i madh...
    Të tjera
    Bota/Rajoni26 Shtator 2023
    Konfliktet e fundit me Ukrainën lënë pak zgjidhje, por konflikt të drejtpërdrejtë me NATO-n, tha zëvendëspresidenti i Këshillit të Sigurimit të Rusisë...
    Lajme26 Shtator 2023
    Gjykata Themelore në Pejë, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Fatlum Deliu, për vrasjen e V.B., në qershor të 2021-ës në Klinë, duke...
    Sport26 Shtator 2023
    Barcelona do të duhet të jetë kreative në mënyrë që të sigurojë që ata të mbajnë Joao Felix dhe Joao Cancelo përtej...
    Bota/Rajoni26 Shtator 2023
    Zoleka Mandela, mbesa e presidentit të parë të zgjedhur në mënyrë demokratike të Afrikës së Jugut, Nelson Mandela, ka vdekur nga kanceri...
    Lajme26 Shtator 2023
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla deklaroi se Millan Radoiçiq, një ndër njerëzit më të afërt të presidentit serb Aleksandar Vuçiq,...
    Vip26 Shtator 2023
    Ish-ylli i WWE, Hulk Hogan u martua për herë të tretë gjatë fundjavës pasi kurorëzoi dashurinë me Sky Daily në Clearwater të...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.