×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Vala e tërmeteve në Santorini, sizmiologu grek zbulon kur mund të shpërthejë vullkani

    FrontOnline
    04 Shkurt 2025

    Profesori i njohur i Gjeologjisë dhe Menaxhimit të Fatkeqësive Natyrore, Efthimios Lekkas në një prononcim gjatë mbrëmjes së sotme për aktivitetin e shtuar sizmik midis Santorinit dhe Amorgos, është përpjekur të qetësojë banorët e dy ishujve.

    Lekkas shpjegoi se ka shumë pak gjasa që të ndodhë skenari i një tërmeti me magnitudë 6 të shkallës Rihter dhe se banorët e Santorinit duhet të ndjehen të sigurt.

    “Sot në mëngjes në orën 4:40 kemi pasur një tërmet me magnitudë 4.9 ballë të shkallës Rihter. Mbrëmja ishte relativisht e qetë, por më pas patëm një rritje. Vlerësojmë se ky aktivitet sizmik do të vazhdojë edhe në ditët në vijim. Këto tërmete ndodhin ngadalë dhe gradualisht. Do të doja që një tërmet midis 5.2 dhe 5.3 i shkallës Rihter të ndodhte më shpejt. Një tërmet me magnitudë deri në 5.5 vlerësojmë se nuk do të kishte ndikim në ishull. Nuk duhet të ketë panik për të ikur. Kam konstatuar se këtu punojnë kryesisht të huajt”, tha fillimisht ai në televizionin MEGA.

    Lidhur me hipotezat për rizgjimin e vullkanit mbi të cilin ngrihet shkëmbi ku shtrihet ishulli i Santorinit, një teori që ka qarkulluar ditën e fundit, Lekkas tha se do të duhen afërsisht 17,000 vjet që vullkani i Santorinit të shpërthejë përsëri.

    “Epiqendra e tërmetit po zhvendoset, duke lëvizur në verilindje drejt Amorgos. Kjo do të thotë se po largohet nga Santorini dhe kjo është gjë e mirë, por po shkon drejt Amorgos. Amorgos nuk ka aq cenueshmëri sa Santorini. Efektet e një tërmeti do të jenë më të vogla në Amorgos sesa në Santorini. Kjo nuk ka të bëjë fare me vullkanin. Jo se nuk ka asnjë aktivitet vullkanik, ai ka qenë atje për mijëra vjet. Ne kemi llogaritur se do të duhen afërsisht 17,000 vjet që vullkani i Santorinit të shpërthejë përsëri. Vullkani ka shpërthyer çdo 20,000 vjet në 200,000 vitet e fundit”, vlerësoi profesori.

    I pyetur për zhurmën e dëgjuar orët e fundit në ishuj, Lekkas shpjegoi se është rezultat i proceseve sipërfaqësore dhe jo vetë tërmeti. Siç tha ai, zhurma vjen kryesisht nga difuzioni i valëve zanore dhe në disa vende është intensive e në vende të tjera jo.

    “Është një proces induktiv dhe nuk ka të bëjë me tërmetin. Përveç nëse tërmeti është në një distancë të afërt, pra në 1-2 kilometra ose në një distancë më të shkurtër. Më pas dëgjohet zhurma e tërmetit. Në distanca më të mëdha nuk dëgjohet asnjë zë”, theksoi Lekkas.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni14 Shkurt 2025
    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar liderët botërorë “kundër besimit ndaj pretendimeve të Vladimir Putinit për gatishmërinë për t’i dhënë fund luftës”....
    Bota/Rajoni14 Shkurt 2025
    Instituti Kombëtar i Statistikave i Spanjës (INE) ka bërë të ditur se popullsia e vendit për herë të parë ka tejkaluar 49...
    Bota/Rajoni13 Shkurt 2025
    Të shtëna me armë janë raportuar në drejtim të efektivëve të policisë mbrëmjen e kësaj të enjteje në afërsi të Rinasit. Policia...
    Të tjera
    Lajme13 Shkurt 2025
    Analisti Lulëzim Peci tha se nëse presidenti amerikan nuk do t’i dërgojë letër urimi Kosovës për përvjetorin e pavarësisë do të ishte...
    Lajme13 Shkurt 2025
    Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmilla Shekerinska, në një intervistë ekskluzive për gazetarin e Televizionin Dukagjini Mehmet Krasniqi, theksoi rëndësinë e stabilitetit...
    Lajme13 Shkurt 2025
    Bedri Hamza nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka thënë se nuk janë duke e penguar Albin Kurtin e Lëvizjen Vetëvendosje që...
    Lajme13 Shkurt 2025
    Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në rrugën Prishtinë – Pejë, ku u përfshinë dy automjete dhe një kamionetë dhe për pasojë...
    Bota/Rajoni13 Shkurt 2025
    Një ditë pasi Gjykata e Posaçme e la në masën e sigurisë “arrest me burg”, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj,...
    Vip13 Shkurt 2025
    Opinionisitja e ‘Big Brother VIP Albania’ Neda Balluku kohë pas kohë është aktive në rrjete sociale. Postimet e Nedës me fëmijët janë...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.