×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Vala e tër’meteve në Santorini, sizmiologu grek zbulon kur mund të shpë’rthejë vullkani

    FrontOnline
    05 Shkurt 2025

    Profesori i njohur i Gjeologjisë dhe Menaxhimit të Fatkeqësive Natyrore, Efthimios Lekkas në një prononcim gjatë mbrëmjes së sotme për aktivitetin e shtuar sizmik midis Santorinit dhe Amorgos, është përpjekur të qetësojë banorët e dy ishujve.

    Lekkas shpjegoi se ka shumë pak gjasa që të ndodhë skenari i një tërmeti me magnitudë 6 të shkallës Rihter dhe se banorët e Santorinit duhet të ndjehen të sigurt.
    “Sot në mëngjes në orën 4:40 kemi pasur një tërmet me magnitudë 4.9 ballë të shkallës Rihter. Mbrëmja ishte relativisht e qetë, por më pas patëm një rritje. Vlerësojmë se ky aktivitet sizmik do të vazhdojë edhe në ditët në vijim. Këto tërmete ndodhin ngadalë dhe gradualisht. Do të doja që një tërmet midis 5.2 dhe 5.3 i shkallës Rihter të ndodhte më shpejt. Një tërmet me magnitudë deri në 5.5 vlerësojmë se nuk do të kishte ndikim në ishull. Nuk duhet të ketë panik për të ikur. Kam konstatuar se këtu punojnë kryesisht të huajt”, tha fillimisht ai në televizionin MEGA.

    Lidhur me hipotezat për rizgjimin e vullkanit mbi të cilin ngrihet shkëmbi ku shtrihet ishulli i Santorinit, një teori që ka qarkulluar ditën e fundit, Lekkas tha se do të duhen afërsisht 17,000 vjet që vullkani i Santorinit të shpërthejë përsëri.

    “Epiqendra e tërmetit po zhvendoset, duke lëvizur në verilindje drejt Amorgos. Kjo do të thotë se po largohet nga Santorini dhe kjo është gjë e mirë, por po shkon drejt Amorgos. Amorgos nuk ka aq cenueshmëri sa Santorini. Efektet e një tërmeti do të jenë më të vogla në Amorgos sesa në Santorini. Kjo nuk ka të bëjë fare me vullkanin. Jo se nuk ka asnjë aktivitet vullkanik, ai ka qenë atje për mijëra vjet. Ne kemi llogaritur se do të duhen afërsisht 17,000 vjet që vullkani i Santorinit të shpërthejë përsëri. Vullkani ka shpërthyer çdo 20,000 vjet në 200,000 vitet e fundit”, vlerësoi profesori.

    I pyetur për zhurmën e dëgjuar orët e fundit në ishuj, Lekkas shpjegoi se është rezultat i proceseve sipërfaqësore dhe jo vetë tërmeti. Siç tha ai, zhurma vjen kryesisht nga difuzioni i valëve zanore dhe në disa vende është intensive e në vende të tjera jo.

    “Është një proces induktiv dhe nuk ka të bëjë me tërmetin. Përveç nëse tërmeti është në një distancë të afërt, pra në 1-2 kilometra ose në një distancë më të shkurtër. Më pas dëgjohet zhurma e tërmetit. Në distanca më të mëdha nuk dëgjohet asnjë zë”, theksoi Lekkas.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni14 Shkurt 2025
    Sot në mbarë botën shënohet Shën Valentini, apo Dita e të Dashuruarve. E Shtëpia e Bardhë përgatiti një urim epik për të...
    Bota/Rajoni14 Shkurt 2025
    Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka bërë të ditur se Shqipëria u bë pjesë e një mekanizmi të rëndësishëm evropian të sigurisë...
    Bota/Rajoni14 Shkurt 2025
    Në mesazhin e tij për Ditën e Shtetësisë së Republikës së Serbisë, Presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin, ka theksuar se marrëdhëniet...
    Të tjera
    Vip14 Shkurt 2025
    Mbrëmjen e djeshme të gjithë banorët në shtëpinë e Big Brother Vip “hapën zemrën” e tyre dhe hodhën në letër ndjenjat e...
    Bota/Rajoni14 Shkurt 2025
    Komisioni Rregullator në KQZ në Shqipëri, gjatë ditës së sotme miratoi detajet e fletës së votimit që do tu dërgohen votuesve shqiptarë...
    Sport14 Shkurt 2025
    Boksierë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria pritet të ndeshen të shtunën në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë....
    Lajme14 Shkurt 2025
    Nënkryetari i OVL-UÇK-së, Fatmir Sopi, ka folur për bojkotin që do t’ia bëjnë organizimeve të Qeverisë së Kosovës për festën e pavarësisë...
    Lajme14 Shkurt 2025
    Në prag të Festës së Pavarësisë, pesë mijë fëmijë vizituan Kuvendin e Kosovës. Sipas një njoftimi nga ana e Kuvendit, bëhet e...
    Lajme14 Shkurt 2025
    Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, ditë më parë ka përpiluar një draft-raport për Kosovën, ku theksohet rëndësia e angazhimit...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.