×
  • Lajme
  • Lajme

    Vaksnimi i serbëve në veri, Qeveria e Kosovës: S’ka të dhëna që në Kosovë kanë hyrë vaksinat

    FrontOnline
    26 Dhjetor 2020

    Gjatë ditës së djeshme qytetarët serbë të veriut, janë vaksinuar me vaksinën antiCovid.

    Vaksinimi i tyre ngjalli debat të madh, madje u tha se më këtë po cenohet sovraniteti i Kosovës.

    Ndërsa, sot Qeveria e Kosovës ka reaguar përmes një komunikate për media duke thënë se në bazë të  informatave nga Dogana dhe nga Policia Kufitare, nuk ka të dhëna se në rrugë zyrtare – legale, në territorin e Kosovës kanë hyrë vaksinat kundër Covid-19, për të cilat është thënë se u janë shpërndarë qytetarëve në veri të vendit.

    Madje, është thënë se nëse këto vaksina kanë hyrë  në Kosovës përmes rrugëve ilegale, atëherë institucionet e Kosovës do të ndërmarrin masat e nevojshme ligjore ndaj personave të përfshirë në këtë aktivitet ilegal, kontrabandim me barëra.

    Reagimi i plotë i Qeverisë:

    Qeveria e Republikës së Kosovës njofton opinionin se në bazë të  informatave nga Dogana dhe nga Policia Kufitare, nuk ka të dhëna se në rrugë zyrtare – legale, në territorin e Kosovës kanë hyrë vaksinat kundër Covid-19, për të cilat është thënë se u janë shpërndarë qytetarëve në veri të vendit.

    Nëse, këto vaksina kanë hyrë në Kosovës përmes rrugëve ilegale, atëherë institucionet e Kosovës do të ndërmarrin masat e nevojshme ligjore ndaj personave të përfshirë në këtë aktivitet ilegal, kontrabandim me barëra.

    Përndryshe institucionet e Kosovës nuk kanë pasur asnjë komunikim zyrtar me institucionet e Serbisë lidhur me këtë çështje,  as të drejtpërdrejtë përmes Zyrave Ndërlidhëse  të të dyja vendeve e as me ndërmjetësimin e bashkësisë ndërkombëtare.

    Çdo produkt mjekësor që hyn në Republikën e Kosovës duhet t’i nënshtrohet rregullave të importit, qoftë ai donacion apo import i rregullt,  duke pasur autorizim- marketing për produktin, të lëshuar nga AKPPM (Agjencia e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale).   Nëse një produkt nuk e respekton këtë procedure të rregullt, ai konsiderohet produkt ilegal. Ndërsa organet kompetente ndërmarrin veprimet e duhura ligjore./frontOnline/

    Si të kurseni mbi 350 kilovatë/orë në muaj me një investim të thjeshtë, tregon Idriz Ferati, drejtor i Auditimit në…
    Nga Rubrika
    Ekonomi20 Prill 2024
    Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka publikuar regjistrat e deklarimit të pasurisë. Në mesin e personave zyrtarë që kanë deklaruar pasurinë janë...
    Lajme20 Prill 2024
    Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka folur me tone disfatiste para Ndihmëssekretarit amerikan të shtetit James O’Brien. Gjatë konferencës për media me...
    Lajme20 Prill 2024
    Kurti në Berlin më 25 prill – gazetari gjerman zbulon agjendën Gazetari gjerman, Michael Martens, ka thënë se kryeministri Albin Kurti do...
    Të tjera
    Lajme20 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndërruar jetë një personi i cili ishte aksidentuar të dielën me 14 prill në rrugën...
    Lajme20 Prill 2024
    Një nënë nga Prishtina ka raportuar në Polici se një burrë ia ka ngacmuar seksualisht vajzën e saj. Me vendim të prokurorit,...
    Lajme20 Prill 2024
    Një mashkull kosovar ka njoftuar se është sulmuar nga ish-gruaja e tij. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, njofton FrontOnline ish-bashkëshortja e...
    Lajme20 Prill 2024
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, në një prononcim për Front Online ka kritikuar përfshirjen e Kryeministrit Albin Kurti...
    Lajme20 Prill 2024
    Gratë të cilat pranuan se ishin viktima të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, po bëjnë thirrje që edhe burrat...
    Lajme20 Prill 2024
    Me rastin e përpilimit të aktgjykimit në rastin e njohur si “53-milionëshi”, Gjykata Themelore në Prishtinë ka treguar edhe gjetjet e saj...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.