×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Vaksina ruse anti-Covid19, kozmonautët e Rusisë refuzojnë ta marrin

    FrontOnline
    25 Shtator 2020

    Kozmonautët rusë, të cilët pritet të nisen drejt Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor muajin e ardhshëm, thonë se ende është shumë herët për ta që të marrin vaksinën e shumëlavdëruar nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

    “Personalisht, dua të them se nuk do të vaksinohesha sepse e trajtoj me shumë kujdes këtë çështje”, ka thënë Sergei Ryzhikov, 46-vjeçar, lider i ekspeditës së radhës në Stacionin Hapësinor gjatë muajit tetor.Ai dhe kozmonautë tjerë kanë vendosur maska në qendrën e trajnimit jashtë Moskës gjatë kohës që zhvillonin konferencën për shtyp online.

    Komentet e tij erdhën pasi Putin e ka lavdëruar fort vaksinën e koronavirusit e cila është zhvilluar në kohë rekorde.Kjo vaksinë është emëruar “Sputnik V”, sipas satelitit të periudhës sovjetike, njëherësh i pari i nisur ndonjëherë në Hapësirë më 1957.

    “Në momentin që vaksina testohet dhe vërtetohet besueshmëria e saj, atëherë do të merret vendimi për t’iu rekomanduar kozmonautëve vaksinimin”, ka thënë kozmonauti tjetër, Sergei Kud-Sverchkov.

    Insistoi se ky vendim varet nga mjekët që janë përgjegjës për shëndetin e kozmonautëve, përfshirë imunizimin. Rusia ngjalli shqetësime në mesin e shkencëtarëve perëndimorë, kur njoftoi se vaksina e saj kundër koronavirus është miratuar para se të kryhen të gjitha testimet klinike.

    Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’ LKIA me rekord të ri në nr. të udhëtarëve dhe fluturimeve
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni05 Dhjetor 2023
    Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tajlandë, ku një autobus dykatësh është përplasur me një pemë, duke shkaktuar vdekjen e 14...
    Bota/Rajoni05 Dhjetor 2023
    Gjermania po koordinon bashkëpunimin me Slloveninë në fushën e sigurisë, reformave të brendshme dhe zgjerimit të Bashkimit të Evropian. Këtë e bëri...
    Bota/Rajoni05 Dhjetor 2023
    Ka vdekur në moshën 75-vjeçare aktori i mirënjohur, Mirush Kabashi. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij, të cilët nëpërmjet...
    Të tjera
    Lajme05 Dhjetor 2023
    Gjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit në Hagë do të vazhdojë edhe sot. Dëshmitari i 36-të, Sadik...
    Bota/Rajoni05 Dhjetor 2023
    Një hibrid i një ujku dhe një qeni vrau një fëmijë tre muajsh në Chelsea, Alabama, tha policia. Familja e fëmijës fatkeq...
    Sport05 Dhjetor 2023
    Ish-gjyqtari i Serie A, Paolo Casarin, ka “goditur” Jose Mourinhon pas komenteve të trajnerit të Romës për Matteo Marcenaro. Portugezi e kishte...
    Sport05 Dhjetor 2023
    Jude Bellingham është kurorëzuar zyrtarisht si fituesi i çmimit “Golden Boy” për vitin 2023. Ky çmim konsiderohet gjerësisht si çmimi më prestigjioz...
    Sport05 Dhjetor 2023
    Agon Xhaka u zgjodh si më i miri i javës së 16-të në Superligën e Kosovës, duke marrë çmimin “Ylli i Javës”....
    Vip05 Dhjetor 2023
    Është ndarë nga jeta në moshën 75-vjeçare aktori i mirënjohur, Mirush Kabashi. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij, të...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.