[wp-story]

Lajme

Vajza e hoxhaneshës Ikballe duke qeshur: Do ta luftojmë Amerikën dhe Izraelin

Vajza e hoxhaneshës Ikballe duke qeshur: Do ta luftojmë Amerikën dhe Izraelin
17:49 | 13 Janar 2020

Vajza e Ikballe Berisha-Haduti, Zehra Haduti gjithashtu është e përfshirë në propagandën kudër Amerikës dhe Izraelit, ajo këtë e kishte thënë në një intervistë.

Vajza e biznesmenit Asllan Hudut dhe hoxhaneshes Ikballe Berisha-Haduti, gjithashtu ishte përfshirë në propagandën e të ëmës kundër Amerikës dhe Izraelit.

Zehra Haduti e cila studionte në Iranë, në një intervistë për ‘Tv Nasr’, kishte deklaruar së ndodhej atje për që ta luftur Izraelin dhe Amerikën.

“Jam këtu që ta luftoj Izraelin dhe Amerikën”, ishte shprehur Zehra Haduti për televizionin iranian.

“Unë jam Zehra Huduti nga Kosova, vendi më i ri në Evropë, para 12 vitesh i njohur si ish-Jugosllavia. Pas luftës ne u pavarësuam dhe janë bërë 11 vite që ne jemi të pavarur dhe një vend i ri.Unë studioj në Iran. Tash jam në këtë konferencë, për ri-zgjimin islam. Kjo është shumë e rëndësishme për vendin tim që nuk është një vend islamik. Unë kam nevojë për diçka të tillë, si kjo konferencë, që të mund të bëjë diçka në vendin tim, pas kësaj konference” kishte thënë ajo.

Nëna e Zehras, hoxhaneshes Ikballe Berisha-Haduti, në vitin 2015 ishte dyshuar se ka rekrutuar gratë kosovare në Siri, madje bashkë me burrin e saj Asllan Huduti, një biznesmen i patundshmërive, shpërndan idetë për rekrutim. Madje, ata haptas kishin dalur kundër Amerikës, ku edhe vajza e tyre Zehra Hududi e vizitoi Iranin, një republikë islamike me shumicë “shiite”, njëri nga dy sektet e fesë islame (“sunnitët” janë sekti tjetër dhe më i madhi) që luftojnë me shekuj mes vete në Lindjen e Mesme.

“Petrol Company” ul çmimet për 15 %. Ja sa kushton një litër naftë

Të tjera