[wp-story]

Bota/Rajoni

Utopia socialiste, Kim Jong Un prezanton qytetin “modern malor”

Utopia socialiste, Kim Jong Un prezanton qytetin “modern malor”
17:43 | 03 Dhjetor 2019

Koreja e Veriut ka hapur zyrtarisht qytetin e tij më të ri, të cilin media shtetërore e cilëson si “mishërim të civilizimit modern”. Prezantimi i këtij atraksioni turistik malor u bë nga vetë lideri suprem, Kim Jong Un, i cili preu dhe shiritin e inaugurimit në Samjiyon.

Udhëheqësi e konsideroi këtë qytet si një ndër projektet më të rëndësishme të vendit. Media shtetërore KCNA, thotë se qyteti, i cili është në gjendje të strehojë deri në 4 mijë familje, është i pajisur me apartamente, hotele, resorte skijimi, spitale dhe një stadium.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se qytetarët kanë bërë punë të detyruar në ndërtimin e këtij qyteti.

Samjiyon pasqyron një “utopi socialiste” në Korenë e Veriut, ndërsa gjendet në afërsi të një mali “të shenjtë”, që mendohet të jetë vendlindja e familjes së liderit Kim Jong Un.

Ndërtimi i këtij atraksioni turistik, është një përpjekje tjetër e udhëheqësit të vendit komunist për të nxitur rritjen ekonomike./Front Online/

“Petrol Company” ndihmon më shumë se 200 familje për festën e Fitër Bajramit (VIDEO)

Të tjera