Kronika

Ushtronte dhunë në familje dhe mbante armë pa leje, arrestohet deçanasi

Ushtronte dhunë në familje dhe mbante armë pa leje, arrestohet deçanasi
14:33 | 13 Janar 2022

Dje është arrestuar një burrë në fshatin Isniq të Deçanit, pasiqë i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë në familje dhe ka mbajtur armë pa leje.

Kjo bëhet e ditur se është mësuar nga policia derisa ankuesi është intervistuar, ku ka denoncuar se i dyshuari posedon armë në shtëpi.

“Njësiti i hetimeve pranë Stacionit Policor në Deçan, në koordinim të plotë me Gjykatën kompetente dhe Prokurorin e shtetit, kanë shkuar në shtëpinë e të dyshuarit aty gjatë bastisjes kanë gjetur dhe sekuestruar:

1 (një) armë automatike AK 47

1 (një) karikator të armës AK 47

9 (nëntë) fishek të kalibrit 7.62 mm” thuhet në një njoftim për media të policisë.

Tutje bëhet e ditur se personi i dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit është ndaluar për 48-orë.

Black Friday –  Eja dhe ndaj emocionet e zbritjes ekstreme në Comodita Home

Të tjera