×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Ushqimet që ndihmojnë në rritjen e përqendrimit

    FrontOnline
    17 Qershor 2022

    Ja se cilat janë disa nga ushqimet që duhet të konsumoni në rast se keni nevojë që përqendrimi juaj të rritet:

    Kafeina: Mund ta gjeni lehtësisht në kafe, çokollatë, pije energjike apo dhe disa ilaçe, megjithatë efektet janë afatshkurtra.

    Sheqeri: Sheqeri është burimi kryesor i furnizimit të trurit, dhe bëhët fjalë jo për sheqernat, por për glukozën. Kjo është arsyeja pse një gotë lëng portokalli ose një lëng tjetër frutash mund të ofrojë një nxitje afatshkurtër për kujtesën, të menduarit dhe aftësinë mendore.

    Peshku: Një burim proteinash i lidhur me një nxitje të madhe të trurit është peshku i pasur me acide yndyrore omega-3 që janë kyçe për shëndetin e tij. Këto yndyrna të shëndetshme kanë fuqi të mahnitshme të trurit. Një dietë me nivele më të larta të tyre është lidhur me rrezik më të ulët të demencës dhe goditjes në tru. Ato mund të luajnë një rol jetik në përmirësimin e kujtesës, veçanërisht kur plakemi.

    Arrat dhe çokollatat: Arrat dhe farat e ndryshme janë burime të mira të vitaminës E antioksiduese, e cila është lidhur në disa studime me më pak humbje të kujtesës me kalimin e moshës. Çokollata e zezë gjithashtu ka veti të tjera të fuqishme antioksiduese dhe përmban stimulues natyralë si kafeina, të cilat rrisin fokusin dhe përqëndrimin.

    Avokado dhe drithëra të plota: Çdo organ në trup varet nga qarkullimi i gjakut, veçanërisht zemra dhe truri. Një dietë e pasur me drithëra dhe fruta si avokado zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe ul kolesterolin e keq. Drithërat integrale, si kokoshkat dhe gruri i plotë, janë të pasura me fibra dietike dhe vitaminë E.

    Boronicat: Studimet tregojnë se boronicat ndihmojnë në mbrojtjen e trurit dhe zvogëlojnë rrezikun e shfaqjes së sëmundjeve, si Alzheimer.

    Panxhari: Lëngu i panxharit ndihmon atletët që të ruajnë fuqinë më gjatë, dhe disa studime tregojnë se mund ndikojë edhe në reduktimin e demencës. Lëngu i panxharit përmban nitrat, një substancë që ndihmon në zgjerimin e enëve të gjakut. Mjekët thonë se kjo mund të përmirësojë përqendrimin, vëmendjen dhe fokusimin./FrontOnline/

     

    Nga Rubrika
    Lifestyle28 Nëntor 2024
    Dashi Kjo do të jetë një ditë reflektimi për të lindurit e kësaj shenje. Ndoshta nuk i keni kaluar ende disa probleme...
    Lifestyle27 Nëntor 2024
    Me ardhjen e ditëve më të ftohta, shumë njerëz po pyesin se si temperaturat e ulëta ndikojnë në shëndetin, e veçanërisht në...
    Lifestyle26 Nëntor 2024
    Dhimbjet e kokës që shfaqen në mëngjes mund të kenë shkaktarë të ndryshëm. Ato mund të jenë rezultat i ndryshimit në fiziologjinë...
    Të tjera
    Lajme29 Nëntor 2024
    Komuna e Prishtinës ka anuluar përurimin e Parkut të Ulpianës, që ishte paraparë të bëhej sot. Në njoftimin e lëshuar thuhet se...
    Lajme29 Nëntor 2024
    Lista serbe po përgatitet të merr pjesë në zgjedhjet e Kosovës më 9 shkurt. Nga 120 vende parlamentare, 10 janë të rezervuara...
    Lajme29 Nëntor 2024
    Sot bëhet një vit nga vrasja e Liridona Ademajt. Ajo u vra në lagjen “Bërnicë” të Prishtinës, dhe si i dyshuari kryesor...
    Lajme29 Nëntor 2024
    Një aksident me fatalitet ka ndodhur në rrugën Kaçanik-Hani i Elezit, raporton FrontOnline. Lajmin për FrontOnline e ka konfirumuar Agim Gashi nga...
    Lajme29 Nëntor 2024
    Ndërtesa e komunës së Zveçanit është sulmuar me granatë dore, mbrëmë pas mesnate. Përvec policisë, rastin e ka konfirmuar edhe kryetari i kësaj...
    Lajme29 Nëntor 2024
    Liderja e opozitës serbe, Marinika Tepiq, publikoi një aurdio-regjistrim për të cilin thotë se dëshmon që nënkryetari i Kuvendit të Vojvodinës, Damir...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.