Edhe një ndeshje tjetër në Kupën e Botës “Katar 2022” mbyllet me barazim pa gola 0:0.
Në kuadër të grupit H, Uruguai dhe Koreja e Jugut janë përballur mes vete në pasditën e sotme, raporton FrontOnline.
Ndeshja që u zhvillua në “Education City Stadium” u mbyll në paqe 0:0.
Pavarësisht se të dyja skuadrat kishin rastet e tyre, në fund rrjetat nuk u tundën fare.
Ndryshe, Kupa e Botës vazhdon edhe me dy ndeshje tjera sot, ku nga ora 17:00 ndeshen Portugalia dhe Gana, kurse nga ora 20:00, Brazili takohet me Serbinë./FrontOnline/