×
  • Lajme
  • Lajme

    Uran Ismaili: Është alamuese se nuk ka marrëveshje të nënshkruar me kompaninë Pfizer-BioNTech

    FrontOnline
    08 Janar 2021

    Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka reaguar pas përgjigjes së kompanisë Pfizer-BioNTech se nuk kanë marrëveshje të nënshkruar me Kosovën.

     

    Ai këtë e konsideron si alarmuese dhe tentim për të bërë fushatë, ndërsa kërkon nga Qeveria në detyrë që të dalë me një përgjigje për qytetarët.

     

    “Qeveria duhet të dalë me sqarime të shpejta dhe të plota, dhe të na tregojë të gjithëve se kur do të vijnë vaksinat në Kosovë dhe a ka një marrëveshje të nënshkruar. Përndryshe, e gjitha kjo nguti e Qeverisë për t’u deklaruar rrejshëm, do të provohet që ishte tentim për të bërë fushatë e aspak për t’u dalë në ndihmë qytetarëve – fatëkeqësisht”, ka shkruar Ismaili.

     

    Kujtojmë se ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj e ka konfirmuar se kontigjenti i parë me vaksina do të arrijë në muajin shkurt.

     

    “Sapo me erdhi emaili zyrtar se kontigjenti i parë i vaksinave do të vijnë në muajin shkurt. Ky është lajm i jashtëzakonshëm për qytetarët e Kosovës”, ka thënë Zemaj në emisionin “Debat” të RTK-së./FrontOnline/

     

    Reagimi i plotë i Uran Isamilit:

     

    Është alarmuese përgjigja e kompanisë Pfizer-BioNTech për mediat kosovare se ende nuk kanë një marrëveshje të nënshkruar me Kosovën, dy ditë pasi që kryeministri deklaroi se tashmë vaksinat janë siguruar. Është e dhimbshme që, përderisa qytetarët e shteteve të rajonit kanë nisur vaksinimin kundër virusit, qytetarët e Republikës së Kosovës ende nuk e dijnë nëse do t’i marrin vaksinat këtë vit apo jo.
    Prandaj, sonte, pa humbur kohë, Qeveria duhet të dalë me sqarime të shpejta dhe të plota, dhe të na tregojë të gjithëve se kur do të vijnë vaksinat në Kosovë dhe a ka një marrëveshje të nënshkruar. Përndryshe, e gjitha kjo nguti e Qeverisë për t’u deklaruar rrejshëm, do të provohet që ishte tentim për të bërë fushatë e aspak për t’u dalë në ndihmë qytetarëve – fatëkeqësisht.
    Qytetarëve u duhet një përgjigje sa më shpejtë!

    Natën e Kurban Bajramit Petrol Company shpërndan 40 pako ushqimore për fëmijët jetim në Kosovë
    Nga Rubrika
    Lajme19 Prill 2024
    Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, deklaroi se Prishtina duhet të përmbushë detyrimet e saj nga marrëveshjet me Beogradin,...
    Lajme19 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot diell dhe vranësira të pakta në orët e para të mëngjesit, më pas pritet shtim...
    Lajme19 Prill 2024
    Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ballkanin Perëndimor dhe ndërmjetësit të dialogut Kosovë -Serbi....
    Të tjera
    Sport19 Prill 2024
    Ish-mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, ka dërguar një mesazh frymëzues për Topçinjtë teksa po hyjnë në ndeshjen e fundit të betejës së...
    Lajme19 Prill 2024
    Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një rreshteri policor, pasi një ankese nga një qytetar sot në Prizren. Sipas tij,...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Një person i vuri zjarrin vetes të premten jashtë gjykatës së Nju Jorkut, ku po zhvillohej gjyqi historik ndaj ish-presidentit Donald Trump,...
    Lajme19 Prill 2024
    Një 17 vjeçar është arrestuar sot në Ferizaj nën dyshimin se ka tentuar ta vras me thikë një 20 vjeçar. I lënduari...
    Lajme19 Prill 2024
    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestimin nga policia serbe të shtetasit kosovar dhe asaj britanike, Sadik...
    Sport19 Prill 2024
    Trojet shqiptarë kanë nxjerrë njerëz të suksesshëm dhe të mbërrirë në fusha të ndryshme. Pa diskutim, sportistët ishin ata që i bënë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.