×
  • Lajme
  • Lajme

    UNMIK-u demanton raportimet se zyrtari i tyre është bashkëpunëtor i shërbimeve ruse të inteligjencës

    FrontOnline
    01 Shkurt 2023

    Raportime të pabazuara i ka quajtur UNMIK-u pretendimet e mediumit The Geopost se shefi i zyrës rajonale të UNMIK-ut në Mitrovicë, Danilo Rosales Diaz është bashkëpunëtor i shërbimeve ruse të inteligjencës.

    Nëpërmjet nje komunikate misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë ka thënë se anëtarët e stafit të tij respektojnë standardet më të larta profesionale.

    “Në lidhje me pretendimet e fundit të pabazuara, UNMIK-u bën thirrje për kujdes dhe raportim të përgjegjshëm. Anëtarët e stafit të UNMIK-ut respektojnë standardet më të larta profesionale të integritetit, paanësisë dhe neutralitetit të Kombeve të Bashkuara”, thuhet në komunikatë.

    Ky mision ka thënë se edhe zyra e Mitrovicës e udhëhequr nga Rosales Diaz punon për t’i lehtësuar marrëdhëniet mes komuniteteve.

    “Mandati i UNMIK-ut është të sigurojë kushte për një jetë të qetë dhe normale për të gjithë banorët e Kosovës. Në vazhdimësi të kësaj, Zyra Rajonale e UNMIK-ut në Mitrovicë, e udhëhequr nga z. Danilo Rosales Diaz, punon për të lehtësuar marrëdhëniet paqësore ndërmjet komuniteteve përmes kontakteve të rregullta me akterët politik, nga sundimi i ligjit dhe komunal, si dhe anëtarët e shoqërisë civile”, thuhet tutje në reagim.

    Por kush është Danilo Rosales Diaz dhe çka u raportua për të?

    Danilo Rosales Diaz, që nga viti 2016 është shef i Zyrës Regjionale të UNMIK-ut në Mitrovicë.

    Sipas burimeve të “The Geopost” ai është bashkëpunëtor i shërbimeve ruse të inteligjencës.

    Ky medium pretendon se Diaz ka qenë shumë aktiv edhe në kohën kur serbët lokalë kishin radikalizuar veprimet e tyre në nëntor dhe dhjetor, duke ngritur barrikada anekënd veriut.

    Mediumi po ashtu pretendon se ka siguruar një fotografi ku shihet Diaz në oborrin e stacionit policor në Mitrovicën e Veriut, pikërisht në kohën kur po jepnin dorëheqje policët serbë nga Policia e Kosovës, më 7 nëntor të vitit 2022.

    Sipas informacioneve të mediumit, Dias në këtë ditë kishte monitoruar situatën, duke i siguruar serbët se ai personalisht do të kujdesej që ta justifikonte heqjen e uniformave të Policisë së Kosovës në qarqe diplomatike të Kombeve të Bashkuara. /Teve1.info/

    Blini derivate me çmim të lirë dhe hyni në garë për të fituar banesë, iphone 13 e 19 shpërblime tjera
    Nga Rubrika
    Lajme29 Mars 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka akuzuar përfaqësuesit e Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorial për tendencë kushtëzimi për Ministrinë e Drejtësisë. Ajo tha...
    Lajme28 Mars 2024
    Rusia dështoi të enjte në përpjekjen për një seancë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku do të diskutohej rreth...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryeministri Albin Kurti, ka bërë iftar bashkë me ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, zëvendësministrin në Ministrinë e Punëve të...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka folur për kandidaturën e tij dhe përballjen në zgjedhje me kryetarin e VV-së, Albin...
    Sport28 Mars 2024
    Florian Marku këmbëngul se Chris Kongo, kundërshtari i tij mbrëmjen e së dielës, ka bërë një gabim të madh. Kongo, pohon ai,...
    Lajme28 Mars 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas triumfit të jashtëzakonshëm të studentëve të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës, të cilët...
    Lajme28 Mars 2024
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se asnjë qeveri s’ka mundësi që t’i kryej...
    Lajme28 Mars 2024
    Policia e Kosovës është bërë pjesë e Taskforcës së Përbashkët të Migracionit me autoritetet ligjzbatuese të Republikës së Shqipërisë dhe të Mbretërisë...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka folur në Kuvend të Kosovës për tenderët njëburimore. Opozita edhe gjatë seancës së fundit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.