×
  • Lajme
  • Lajme

    Universiteti i Oxfordit rendit Kosovën të parën për masat që mori, por nuk ndikoi në uljen e të infektuarve

    FrontOnline
    29 Nëntor 2020

    Universiteti i Oxfordit ka renditur Kosovën të parën sa i përket masave të marra në menaxhimin e pandemisë Covid-19, të cilat ndikuan edhe në uljen e numrit të rasteve të infektuara me këtë virus.

    Hulumtuesi Kujtim Thaqi, ka bërë të ditur se Kosova është radhitur e para nga të gjitha shtetet e Evropës sa i përket menaxhimit të pandemisë.

    Sipas tij, Ministria e Shëndetësisë, ekspertët dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik kanë marrë vendimet e duhura për ta parandaluar pandeminë.

    Thaqi ka thënë se edhe pse numri i vdekjeve është ende shumë më i vogël se në shumë shtete tjera të rajonit, duhet të shikohet në detaje nga IKSHPK-ja dhe të tjerët se pse ky numër është ende i madh në krahasim me masat e marra të cilat kanë qenë efikase.

    “Kemi shumë faktorë tjerë që do të mund të ndikonin në vdekshmërinë si p.sh.: numri i rezultateve false negative të testeve molekulare RT-PCR apo edhe të atyre serologjike, si shkak mbingarkesa e madhe e punës dhe si pasojë e kësaj mund të vie deri te diagnostikimi i vonshëm i rasteve me Covid-19, pastaj personat me rezultate false negativ në analizat serologjike do të qëndronin më të relaksuar në shoqëri ndërsa do të infektonin shumë të tjerë në të njëjtën kohë, e shumë faktorë të tjerë”, ka thënë ai.

    Thaqi është shprehur se nga punimi shkencor, është parë që asnjë masë rigoroze e vendosur nga qeveritë e shumë shteteve të botës nuk kanë qenë plotësisht efikase në parandalimin e përhapjes së pandemisë.

    Prandaj sipas tij, duhet të kemi shumë kujdes nëse vendosim të aplikojmë masa të reja parandaluese të cilat do të mund ta përkeqësonin më tej gjendjen ekonomike, sociale dhe psikologjike të qytetarëve.

    “Tani mendoj që më shumë duhet të tentojmë në rikonfigurimin e tërësishëm të këtyre masave të vëna më herët dhe aplikimin e tyre edhe më fuqishëm javëve dhe muajve në vazhdim, duke qenë se me uljen e temperaturave do të mund të kemi rritje të numrit të të infektuarve dhe si pasojë e imponimit të qëndrimit në ambiente të mbyllura shkak koha e ftohur, atëherë do të rritet kontakti i të rinjve te infektuar me moshat me te vjetra”, ka thënë ai, duke shtuar se kjo mund të rriste shkallën e vdekshmërisë te këta persona të cilët mund të kenë edhe sëmundje shoqëruese.

    Thaqi ka thënë tutje se çdo tentim për të shfaqur mosbesim në institucionet tona shëndetësore, apo edhe çdo jo-stabilitet i mundshëm politik apo ekonomik gjatë këtyre muajve vendimtarë, do të mund të ketë pasoja të mëdha, dhe sipas tij, do të mund të ballafaqohemi me rritje të madhe të kurbës së infeksionit dhe vdekshmërisë.

    Maca e zezë sjell super çmime ne Petrol Company!
    Nga Rubrika
    Lajme25 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti pati sot një mëngjes pune në Fondacionin Bertelsmann me, siç tha, personalitete të rëndësishme e studiues, në mesin e...
    Lajme25 Prill 2024
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka akuzuar mazhorancën në Kuvend se po manipulon me votat e deputetëve. Në seancën...
    Lajme25 Prill 2024
    Ministri i Shëndetësi Arben Vitia i është përgjigjur pyetje të deputetëve në seancën e Kuvendit të Kosovës. Ministria Vitia ka thënë se...
    Të tjera
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Gjykata Supreme e Maqedonisë së Veriut sot mbajti mbledhje pas ankesës së të dyshuarit Aleksandar Gjorçevski, babai i Vanja Gjorçevskës, së vrarë...
    Kronika25 Prill 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim lirues ndaj ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Sylejman Selimi dhe ish-pjesëtarit të UÇK-së...
    Ekonomi25 Prill 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se aktualisht janë 300 milionë euro shumë totale në formë të marrëveshjeve ndërkombëtare që sipas tij,...
    Lajme25 Prill 2024
    Institucioni i Avokatit të Popullit është shprehur jashtëzakonisht i shqetësuar në lidhje me deklarimet e fundit për ngacmimet seksuale në Universitetin Publik...
    Lajme25 Prill 2024
    Partia Socialdemokrate, ka mbajtur të enjten një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë në kundërshtim të faljes së borxheve kompanive për ambalazhim...
    Lajme25 Prill 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shkuar në Sallagrazhdë të Suharekës, për të nderuar vepren e heroit të kombit, Fadil Vata. Përmes...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.