Anëtari i LDK-së, Bajram Gecaj, ka shpërndarë një video në të cilën shihet përplasja e Vjosa Osmanit me Albin Kurtin në Kuvendin e Kosovës. Në këtë video, Osmani shihet teksa e pyet Kurtin se sa njerëz të PDK-së dhe LPK-së ke në parti.
Osmani gjithashtu në këtë video dëgjohet teksa i thotë Kurtit se kjo është edhe arsyeja se pse ajo dhe Lumir Abdixhiku kurrë nuk do t’i bashkohen Lëvizjes Vetëvendosje.
“ Vetëm shiko sa ish-deputetë të PDK-së ke përreth, shiko sa ish-LPK-ist ke përreth. Dhe do ta marrësh përgjigjen pse unë e Lumiri, jo sot, por kurrë nuk do të vijmë në Vetëvendosje”, ka thënë Osmani.
Këto fjalë të Osmanit, Bajram Gecaj i ka quajtur si “FALSO”. Sipas tij, ajo ka qenë edhe në atë kohë dhe vazhdon të jetë ‘falso’.