Gjuha:
×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Ukrainë, një person i armatosur mban 20 pengje në autobus

    FrontOnline
    21 Korrik 2020

    Një burrë i armatosur ka marrë peng rreth njëzet persona në një autobus në qytetin perëndimor të Ukrainës, Lutsk.

    Sipas zyrtarëve policor janë dëgjuar edhe të shtëna me armë, por deri më tani nuk ka raportime për viktima. Kërkesat e pengmarrësit ende nuk janë bërë të ditura.

    Zëvendësministri i Brendshëm, Anton Herashchenko tha që pengmarrësi pretendon se ka edhe një bombë dore.

    “Policia nisi një operacion të posaçëm për shpëtimin e pengjeve. Bisedimet janë duke u zhvilluar”, pohoi Herashchenko, transmeton BBC.

    Policia e antiterrorizmit ka rrethuar autobusin gjersa banorëve u është thënë që të mos largohen nga shtëpitë ose zyret e tyre.

    Zëdhënësi i policisë, Yurii Kroshko tha se akoma është e paqartë se çfarë po kërkon personi që po mban pengjet.

    “Ne po mundohemi të negociojmë. Ai iu përgjigj më parë në telefonatën tonë, por gjatë orëve të fundit kemi kontakt”, tha Kroshko.

    Ndryshe, mediat ukrainase kanë zbuluar edhe llogaritë zyrtare të rrjeteve sociale të pengmarrësit, në të cilën ka postuar kohët e fundit kritika ndaj figurave politike.

    Po vjen “Cyber ZERO” eventi që jep përgjigje për çdo lloj kërcënimi online
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni09 Qershor 2023
    Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, i cili është në shënjestër të protestave në Beograd, nuk është dukur kurrë më i humbur sesa kur...
    Bota/Rajoni09 Qershor 2023
    Ish-kryeministri britanik Boris Johnson do të japë dorëheqje nga pozita e deputetit me efekt të menjëhershëm pas marrjes së raportit “Partygate”. Raporti...
    Bota/Rajoni09 Qershor 2023
    Një aksident i rëndë ka ndodhur në qendër të Rrogozhinës, ku drejtuesi i një mjeti ka aksidentuar dy fëmijë dhe më pas...
    Të tjera
    Lajme09 Qershor 2023
    Blerim Vela, shef i stafit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar të premten se Policia e Serbisë e ka arrestuar...
    Lajme09 Qershor 2023
    Mbrëmjen e së enjtes Tregu i Gjelbër në Prishtinë u kaplua nga zjarri. Vendi shumëngjyrësh ku ekspozoheshin shumë produkte, u bë shkrumb...
    Bota/Rajoni09 Qershor 2023
    Një aksident i rëndë ka ndodhur në qendër të Rrogozhinës, ku drejtuesi i një mjeti ka aksidentuar dy fëmijë dhe më pas...
    Lajme09 Qershor 2023
    Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Brod të Shtërpcës, ku janë lënduar dy persona. Këtë për Front Online e ka konfirmuar...
    Lajme09 Qershor 2023
    Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci, tash e dy javë pozitën e tij po e ushtron nga zyra e gjendjes civile në fshatin...
    Lajme09 Qershor 2023
    KEDS ka njoftuar se gjatë ditëve të ardhshme do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa qytete të Kosovës. Në njoftimin...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.