×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Ukraina thotë se ka rrëzuar 60 nga 70 raketat e lëshuara nga Rusia

    FrontOnline
    06 Dhjetor 2022

    Rusia ka lëshuar një breshëri raketash në objektiva anembanë Ukrainës për të tetën herë në tetë javë.

    Atje është raportuar për ndërprerje të konsiderueshme të rrjetit elektrik, kryesisht në lindje.

    Gjithashtu në jug, Odesa ishte pa energji elektrike ndërkohë që Ukraina thotë se katër persona u vranë.

    Por sulmet, të cilat erdhën gati dy javë pas të fundit, mund të kenë bërë më pak dëme sesa në rastet e mëparshme.

    Ukraina thotë se ka rrëzuar 60 nga 70 raketat e lëshuara nga Rusia ndërkohë që Moska thotë se goditi të 17 objektivat e saj.

    Në fjalimin e tij me video të hënën vonë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se sulmet kishin goditur gjithashtu furnizimet me energji elektrike në Moldavinë fqinje.

    “Kjo dëshmon edhe një herë se aftësia e Rusisë për të kryer sulme të tilla masive terroriste është një kërcënim jo vetëm për Ukrainën, por edhe për të gjithë rajonin tonë”.

    Sulmet e mëparshme ruse kanë goditur rrjetin energjetik të Ukrainës, duke lënë miliona pa energji elektrike dhe ngrohje me ardhjen e dimrit.

    Paralajmërimet se Rusia po planifikonte një valë të re sulmesh kanë qarkulluar prej disa ditësh.

    Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ato arritën përfundimisht vetëm disa orë pas një serie shpërthimesh në dy baza ajrore thellë brenda Rusisë, për të cilat Moska fajësoi dronët ukrainas “të kapur” nga mbrojtja ajrore ruse.

    Tre ushtarakë u vranë dhe dy aeroplanë u dëmtuan lehtë nga shpërthimet, tha ministria ruse e mbrojtjes ndërsa Ukraina ende nuk ka komentuar rreth një zhvillimi të tillë.

    Nesër në këto zona nuk do të ketë rrymë deri në 5 orë
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Polonia ka hapur përkohësisht një pikë kufitare me Ukrainën, tha Kievi më 28 mars, përderisa përfaqësuesit qeveritarë u takuan në Varshavë për...
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka marrë pjesë nëpërmjet një lidhje të drejtpërdrejtë ndërsa ndodhet në arrest shtëpiak në aktivitetin dedikuar 15-vjetorit...
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka refuzuar të komentojë edhe sot, votimin drejt pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. I pyetur...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Gjatë sesionit të paradites, ish-diplomati amerikan, Shaun Byrnes u mor në pyetje nga gjyqtari Guénaël Mettraux i cili e pyeti lidhur me një...
    Lajme28 Mars 2024
    Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica, ka ngritur dyshimet se për votimin e disa projektligjeve nuk ka pasur kuorum të...
    Lajme28 Mars 2024
    Kuvendi i Kosovës ka dështuar ta votojë në lexim të dytë Projektligjin për shëndetin riprodhues (IVF) gjatë një seance të enjten, për...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka postuar fjalimin që ai ka mbajtur sot në mbledhjen e Këshillit të Drejtues të...
    Lajme28 Mars 2024
    Rusia është vënë në përpjekje për një seancë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku do të diskutohej rreth fushatës...
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Polonia ka hapur përkohësisht një pikë kufitare me Ukrainën, tha Kievi më 28 mars, përderisa përfaqësuesit qeveritarë u takuan në Varshavë për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.