×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Ukraina thotë se forcat ruse në Liman “janë rrethuar”

    FrontOnline
    01 Tetor 2022

    Forcat ukrainase kanë rrethuar trupat ruse në zonën e Limanit – që është qendra kryesore hekurudhore – tha më 1 tetor një zëdhënës i grupit lindor të forcave ukrainase.

    “Grupi rus në Liman është rrethuar”, tha zëdhënësi Serhiy Cherevatiy. “Vendbanimet në Jampil, Novoselivka, Shandriholov, Drobishev dhe Stavki janë çliruar dhe po ndërmerren masa për stabilizimin e situatës”, shtoi ai.

    Cherevatiy vlerësoi se numri i trupave ruse që janë rrethuar është afër 5.000, dhe shtoi se forcat ruse po tentojnë që ta thyejnë rrethimin.

    Luftimet e ashpra përreth Limanit, që gjendet në rajonin e Donjeckut, mund të paraqesin për Rusinë një humbje të madhe ushtarake në një prej rajoneve që Moska paligjshëm pretendon se është territor i saj.

    Rusia nuk ka komentuar këto raportime, raporton rel.

    Moska ka përdorur Limanin si qendër logjistike për operacionet e saj në pjesën veriore të rajonit të Donjeckut. Nëse Kievi arrin të rimarrë këtë qytet, atëherë do të ishte humbja më e madhe për ushtrinë ruse që nga nisja e kundërofensivës ukrainase muajin e kaluar, që ka dëbuar forcat e Moskës nga rajoni i Harkivit.

    Cherevatiy shtoi se çlirimi i Limanit do të mundësonte që forcat ukrainase të hyjnë në rajonin e Luhanskut “drejt Kreminës dhe Severodonjeckut”.

    Një lëvizje e tillë do të turpëronte edhe më shumë Kremlinin, që në korrik tha se rajoni i Luhanskut është i pushtuar plotësisht.

    Presidenti rus, Vladimir Putin, më 30 shtator paligjshëm aneksoi katër rajonet pjesërisht të okupuara ukrainase: Luhansk, Donjeck, Herson dhe Zaporizhja. Putin tha se këto tani janë territore ruse, teksa Perëndimi tha se një vendim i tillë përbën një përshkallëzim të luftës.

    Të katër këto rajone, së bashku me Krimenë – që Moska aneksoi më 2014 – përbëjnë rreth 20 për qind të territorit të Ukrainës dhe në to përfshihen disa prej zonave më të industrializuara.

    Kievi ka thënë se nuk do të negociojë me Moskën për aq kohë sa Putin është në pushtet.

    Për shkak të punimeve në rrjet në këto zona do ketë ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni29 Mars 2024
    Qeveria e Kroacisë ka nisur procedurat për njohjen e ndërsjellë të patentë shoferëve mes Zagrebit dhe Prishtinës. Kjo u bë e ditur...
    Bota/Rajoni29 Mars 2024
    Erërat me shpejtësi deri në 112 km/h kanë goditur bregdetin jugor të Mbretërisë së Bashku së bashku me breshërin dhe bubullimat. Sipas...
    Bota/Rajoni29 Mars 2024
    Një autobus me rreth 60 pasagjerë u aksidentua në shtetin perëndimor të Gjermanisë Veriore-Vestfalia, duke lënë të lënduar 21 persona, njëri prej...
    Të tjera
    Lajme29 Mars 2024
    Ministria e Ekonomisë ka përmbyllur me sukses procesin ofertues për Ankandin Solar Fotovoltaik (FV) prej 100 MW, me ç’rast kanë ofertuar pesë...
    Lajme29 Mars 2024
    Një incident ka ndodhur dje në strehimoren për rastet e dhunës në Gjakovë, ku një e mitur ka sulmuar fizikisht një të...
    Lajme29 Mars 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, me ftesë të homologut i tij, Taulant Balla, mori pjesë në një vizitë zyrtare në...
    Lajme29 Mars 2024
    Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi, nuk është deklaruar për media në lidhje me propozimet që ka bërë Qeveria për dinarin gjatë kësaj...
    Lajme29 Mars 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla është duke qëndruar për vizitë në Kalabri të Italisë. Siç thuhet në njoftim,...
    Lajme29 Mars 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas përmbylljes së procesit ofertues për Ankandin Solar Fotovoltaik prej 100 megavatëve, ka deklaruar se Kosova po...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.