×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Ukraina konfiskon 6 milionë dollarë në një rast të dyshimtë korrupsioni

    FrontOnline
    15 Qershor 2020

    Dyshohet se zyrtarëve ukrainas u janë ofruar gjashtë milionë dollarë si ryshfet për t’i mbyllur hetimet kundër themeluesit të kompanisë “Burisma”, që dikur e kishte pjesë të bordit djalin e kandidatit për president të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden.

    Artem Sytnyk, kryetar i Byrosë Kombëtare Kundër Korrupsionit, tha se tre persona janë arrestuar në lidhje me këtë rast. Në mesin e të arrestuarve është një ish-zyrtar për taksa, shkruan “Daily Mail”.

    Të gjithë personat e arrestuar ishin të lidhur me ish-ministrin e Ekologjisë, Mykola Zlochevsky, i cili është themelues i kompanisë “Burisma” dhe i cili është duke jetuar në ekzil.

    Zyrtarët ukrainas kanë thënë se rasti i ryshfetit nuk ka lidhje me ish-anëtarin e bordit të kësaj kompanie, Hunter Biden, djalë i kandidatit për president të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden.

    Byroja që merret me luftimin e korrupsionit në Ukrainë tha se kjo është shuma më e madhe e parave që është konfiskuar ndonjëherë në raste të korrupsionit.

    Paratë e konfiskuara ishin në bankënota 100-dollarëshe dhe ishin futur në thasë. Kjo sasi u prezantua para medieve gjatë një konference për gazetarë.

    Besohet se rreth 5 milionë dollarë u ofruan për zyrtarët kundër korrupsionit dhe një milion tjetër për një zyrtar që shërbente si ndërmjetës në marrëveshjen për ryshfet.

    Super oferta nga Sharr Travel/ Vetëm 70€ për person në Hotel VM Resort & Spa 5* në Durrës
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni30 Nëntor 2023
    Hamasi ka marrë përgjegjësinë për të shtënat në një stacion autobusi në Jerusalem mëngjesin e sotëm, ku 3 persona humbën jetën dhe...
    Bota/Rajoni30 Nëntor 2023
    Armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit, në kuadër të të cilit lëvizja palestineze ka liruar disa nga pengjet që mban në këmbim të...
    Bota/Rajoni30 Nëntor 2023
    Udhëheqja e Kinës është "shumë e ngarkuar" nga problemet e saj të brendshme për të konsideruar pushtimin e Tajvanit, tha presidentja tajvaneze...
    Të tjera
    Lajme30 Nëntor 2023
    -Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur shqyrtimi gjyqësorë në të cilin gjatë dhënies së dëshmisë e dëmtuara Valdete Idrizaj tha se...
    Lajme30 Nëntor 2023
    Blerim Vela ka dhënë dorëheqje nga pozita e shefit të stafit të kabinetit të presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa osmani. Lajmin...
    Bota/Rajoni30 Nëntor 2023
    Hamasi ka marrë përgjegjësinë për të shtënat në një stacion autobusi në Jerusalem mëngjesin e sotëm, ku 3 persona humbën jetën dhe...
    Lajme30 Nëntor 2023
    Deputeti i Kuvendit nga radhët e AAK-së, Pal Lekaj, në seancën e sotme plenare ka thënë se Raporti i Progresit edhe kësaj...
    Lajme30 Nëntor 2023
    Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) ka mbajtur konferencën ndërkombëtare “Modelet e dhunës seksuale gjatë luftës ndaj burrave...
    Ekonomi30 Nëntor 2023
    Agjencia Kosovare e Privatizimit e ka fituar rastin dhe ka kthyer tetë asete të KBI Kosova Export – Industria e Mishit Fushë-Kosovë...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.