×
  • Lajme
  • Lajme

    Ukimeri: Kompanitë e autobusëve në gjendje të rëndë

    FrontOnline
    19 Prill 2021

    Nënkryetari i Shoqatës së Transportit Rrugor të udhëtarëve në Oden Ekonomike të Kosovës, Islam Ukimeri, ka thënë se masat anti Covid-19, i kanë dëmtuar shumë kompanitë e autobusëve, ndërsa paralajmëron se gjatë sezonës turistike do të këtë linja për në bregdetin Shqiptarë dhe atë të Malit të zi.

    Ukimeri, tha se gjendja e operatoreve të transportit rrugor është shumë e rëndë dhe nëse nuk ndryshohet diçka atëherë shumica do të falimentojnë.

    “Mbyllja ka rënduar gjendjen e ekonomisë, por edhe të transportit rrugor. Operatorët e transportit rrugorë janë në kolaps dhe nëse vazhdon më tutje kjo gjendje

    do të shkojnë në falimentim gjitha kompanitë”, tha ai.

    Ukimeri, tha se Qeveria e kaluar u ka premtuar mbështetje dhe se kanë pasur edhe marrëveshje të nënshkruar, por që sipas tij ajo nuk është zbatuar. Ai tha se i kanë shkruar edhe Qeverisë aktuale, por që nuk kanë marrë ndonjë përgjigje.

    “Ne edhe me ish- Qeverinë e kaluar kemi negociuar dhe kemi pasur ftesa e takime na është premtuar dhe kemi pasur edhe të nënshkruar një marrëveshje nga  Ministria e Infrastrukturës, ish-kryeministri, ish- ministrja e Financave  dhe nuk e kanë zbatuar atë marrëveshje”.

    “Kemi pezulluar protestën në mënyrë që ti japim afat Qeverisë së re, që të shqyrtojë marrëveshjen që kemi bërë me Qeverinë e kaluar por nuk kemi marr asnjë përgjigje e as ndihmë nga ta”, tha ai.

    Nënkryetar i transportit rrugor të udhëtarëve në Oden Ekonomike të Kosovës, beson që gjatë sezonit veror të mund të udhëtojnë pa probleme.

    Ai thotë se në Shqipëri dhe Mali të Zi shpresojnë të udhëtojnë pa kufizime.

    “Sezona në Shqipëri besojmë që do të fillojmë me linja të hapura, por shpresojmë që edhe në Mal të Zi të funksionojë  transporti pa kufizime dhe pa teste”, tha ai.

    “Strategjitë t’i lënë përjashta, ta shijojnë këtë eksperiencë të paharrueshme”, u thotë Bruno banorëve të rinj
    Nga Rubrika
    Lajme24 Prill 2024
    Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se mësimi kryesor që duhet ta marrë kryeministri i vendit, Albin Kurti, nga...
    Lajme24 Prill 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në Maqedoni të Veriut, ku tha se sikur shqiptarët të...
    Lajme24 Prill 2024
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati, ka deklaruar se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kanë mbrojtur UÇK-në nga ndërhyrjet ruso-serbe...
    Të tjera
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Komisioni Shtetëror Zgjedhor në Maqedoninë Veriore (KSHZ) ka nisur të nxjerr rezultatet e para jo-zyrtare për zgjedhjet presidenciale në rrethin e parë,...
    Lajme24 Prill 2024
    Jonathan Hargreaves, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë është takuar me anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Përpjekjet globale të imunizimit kanë shpëtuar të paktën 154 milionë jetë në 50 vjetët e fundit, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH),...
    Lajme24 Prill 2024
    Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka nisur të nxjerr rezultatet e para jo-zyrtare për zgjedhjet presidenciale në rrethin e parë, shkruan FrontOnline. Sipas...
    Lajme24 Prill 2024
    Kryeministri i vendit, ka thënë se Kosova për herë të parë ka filluar regjistrimin online të diasporës. Ai tha se ky është...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Në Serbi sot janë arrestuar 17 persona, anëtarë të dy grupeve të organizuara kriminale, të cilët dyshohet se kanë falsifikuar 400 dokumente...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.