×
  • Lajme
  • Lajme

    Uka: Rikthimi i karantinës mund të jetë strategjia e vetme që i ka mbetur në dorë Qeverisë

    FrontOnline
    11 Nëntor 2020

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Uka po thotë se anëtarët e Komisionit për Shëndetësi të pozitës po koordinohen me përpikëri që të pamundësojnë mbajtjen e mbledhjes së komisionit. Madje, ai po e quan skandaloze koordinimin e qeverisë me një pjesë të deputetëve të pozitës, të cilët sipas tij nuk po shfaqen as në mbledhjet e komisionit.

    E në mungesë kuorumi ka dështuar sot Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale ku ishte paraparë të raportonte ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Uka tha se edhe javën e kaluar e kishin ftuar ministrin në raportim, por që ky i fundit sipas tij, kishte refuzuar të raportonte para anëtarëve.

    Uka: Edhe me tre deputetë do të duhej të realizohej një raportim i tillë

    “Ne e kemi parë disponimin e një pjese të deputetëve të LDK-së që të mos ftohet fare në këtë komision, sepse ai sa herë është ftuar këtu janë demaskuar skenarët e palogjikshëm që janë aplikuar. Dhe masa të cilat nuk janë treguar efektive, që për neve është vërtetë skandaloz ky lloj koordinimi i qeverisë, dhe një pjesë të deputetëve të pozitës të cilët nuk shfaqen mandej as në mbledhjet e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi dhe pamundësojnë kësi soji një mekanizëm demokratik që ndihmon madje edhe qeverinë. Pra, është totalisht e pakuptueshme për neve se si ndodh kjo. Ne kemi qenë tre deputetë sot në pritje të këtij raportimi dhe mendoj që edhe me tre deputetë sot do të duhej të realizohej një lloj raportimi i tillë, marrë parasysh situatën e jashtëzakonshme me COVID-19”, është shprehur ai.

    Sipas tij, sot si anëtarë të komisionit do të kishin shprehur edhe kritikat dhe sugjerimet e tyre, për menaxhimin e situatës me COVID-19. Por, që sipas tij anëtarë të opozitës po koordinohen me përpikëri që pamundësojnë edhe mbajtjen e mbledhjes së komisionit.

    Veç tjerash, Uka ka folur edhe vendimet që priten të merren sot për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

    Uka: Kemi menduar që menaxhimi i pandemisë do të vie në një pikë tjetër

    “Mendoj që nuk duhet t’i shohim këto masa si një akt, por duhet të shohim procesin nga fillimi, procesin e menaxhimit të pandemisë prej kësaj qeverie. Dhe ne kemi qenë të bindur ani pse jemi lutur të mos jemi korrekt dhe të saktë në këtë drejtim. Kemi menduar që menaxhimi i pandemisë do të vie në një pikë tjetër, e jo ku jemi tash. Ne e kemi paralajmëruar ministrin në këtë komision, që mund të ketë një valë të dytë e cila mund të jetë më e ashpër se sa vala e parë….Vaksinimi është sot skandal në vete, nuk kemi as vaksina kundër gripit sezonal. Imagjinoni se çfarë ka ndodhë dhe arsyetimet banale të këtij ministri se vaksinimi sezonal duhet të ndodhë nga dhjetori. Sikur ne nuk marrim fare vesh prej kësaj pune”, ka shtuar Uka.

    Kryeministri Hoti ka paralajmëruar mbrëmë mbylljen totale të vendit, për këtë Uka tha se është reagim i pa-menduar i qeverisë aktuale. Meqë dëmton rëndë ekonominë e vendit dhe shëndetin psikik të qytetarëve.

    Uka: Mbase kjo mund të jetë prej strategjive të vetme që i kanë mbetur kësaj qeverie në dorë

    “Mendoj që ky është një reagim sërish i pamenduar, i pa mbështetur në evidencë. Që dëmton rëndë ekonominë e vendit. Mbase kjo mund të jetë një prej strategjive të vetme që ju ka mbetur kësaj qeverie në dorë. Megjithatë kjo do të ketë pasoja shumë dimensionale për vendin. Mbi të gjitha për shëndetin e qytetarëve, sepse një mbyllje tjetër totale e vendit mund të rrezikoj edhe shëndetin psikik të qytetarëve. Dhe nuk jemi të sigurt që këto masa mund të tregojnë efektivitetin e duhur”, ka theksuar Uka.

    Të pranishëm në mbledhjen e sotme të Komisionit për Shëndetësi, ishin deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Labinota Demi Murtezi, kryesuesja Albena Reshitaj. Ndërsa, anëtari i LVV-së, Fitim Uka erdhi tek pasi u mbyll komisioni.

    Comodita nis 35 kontejnerë me dyshekë për në SHBA
    Nga Rubrika
    Lajme18 Prill 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka treguar se bashkë me Ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, të mërkurën kanë...
    Lajme18 Prill 2024
    Presidentja Vjosa Osmani është nderuar nga Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi me Çmimin e Evropës “për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...
    Lajme18 Prill 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq është dërguar në...
    Të tjera
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, gjatë vizitës në Hagë zhvilloi një takim edhe me drejtorin e përgjithshëm të...
    Lajme18 Prill 2024
    Një autobus me udhëtarë i kompanisë Bici Com, në orët e hershme të mëngjesit të së enjtes, ka arritur në Kosovë nga...
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Ministrat e Jashtëm të G7-së po takohen për të diskutuar luftërat në Lindjen e Mesme dhe Ukrainën në ishullin italian të Capri....
    Lajme18 Prill 2024
    Komuna e Lipjanit, ka mbajtur akademi përkujtimore me rastin e 25-vjetorit të rënies së dëshmorëve dhe martirëve të kësaj komune, me ç’rast...
    Sport18 Prill 2024
    Andriy Lunin dikur ishte portieri i tretë i Real Madridit. Por, ukrainasi punoi fort dhe nuk u dorëzua asnjëherë për të arritur...
    Sport18 Prill 2024
    Falë paraqitjeve tejet të mira nën drejtimin e skuadrës së Romës, drejtuesit e klubit kanë vendosur ta mbajnë edhe më gjatë trajnerin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.