×
  • Lajme
  • Lajme

    Ujësjellësit “Prishtina” qytetarët i kanë borxh 45 milionë euro – pagesat u rralluan gjatë pandemisë

    FrontOnline
    29 Shtator 2020

    Mbi 45 milionë euro është borxhi që konsumatorët i kanë ndërmarrjes KRU “Prishtina”.

    2 milionë prej këtyre mjeteve u bën qysh kur filloi pandemia në mars e këndej, shkruan Front Online.

    Zëdhënësja në këtë ndërmarrje, Arjeta Mjeku, e pranoi për Front Online se pagesat mujore, konsumatorët, i rralluan gjate pandemisë, sidomos, gjate dy muajve të parë, mars e prill.

    “Përqindjet janë, si vijon: 80.85 % përqindja e pagesave në muajin janar 2020, 86.84 % në muajin shkurt 2020, 57.91 % në muajin mars 2020, 47.32 % në muajin prill 2020, 74.85 % në muajin maj 2020, 79.87 % në muajin qershor 2020,82.14 % në muajin korrik 2020 dhe 87.10 % në muajin gusht 2020”, theksoi ajo për Front Online.

    Pagesat e borxhlinjve, sipas saj, do të mundësonin furnizim stabil e cilësor me ujë të pijshëm.

    E për ata që ka kohë që nuk e kanë bërë një gjë të tillë në KRU, thonë se kanë gjetur zgjidhjen.

    Ata do të dërgohen te përmbaruesi privat.

    “KRU “Prishtina” sh.a., shumë shpejt do të fillojë me procedimin e konsumatorëve borxhlinj në procedurë përmbarimore tek Permbaruesit Privat ( kjo vlen për konsumatorët me borxhe të akumuluara ndër vite). Inicimi i kësaj Procedure përmes Përmbaruesve Privat do të krijonte shpenzime shtesë dhe do të vështirësonte përmbushjen e obligmit tuaj duke paguar taksën shtesë”, theksoi ajo për Front Online..

    Me të gjitha kapacitetet e saj, KRU ”Prishtina” vazhdimisht po bën shpërndarje të barabartë të ujit për të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit.

    Megjithatë, Mjeku, ka kërkuar nga këta të fundit që ta shfrytëzojnë siç duhet ujin për pije, shkruan Front Online.

    Nga Rubrika
    Lajme13 Shkurt 2025
    Dy persona janë ndaluar nga Policia e Kosovës si pjesëmarrës rë një rrjeti të shpërndarjes së drogës në Prishtinë.  Më urdhër të...
    Lajme13 Shkurt 2025
    Analisti Lulëzim Peci tha se nëse presidenti amerikan nuk do t’i dërgojë letër urimi Kosovës për përvjetorin e pavarësisë do të ishte...
    Lajme13 Shkurt 2025
    Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmilla Shekerinska, në një intervistë ekskluzive për gazetarin e Televizionin Dukagjini Mehmet Krasniqi, theksoi rëndësinë e stabilitetit...
    Të tjera
    Sport13 Shkurt 2025
    Tridhjetë ish-fitues të trofeut të Topit të Artë morën pjesë në një votim për të vendosur se kush është ‘Lojtari i Shekullit’,...
    Lajme13 Shkurt 2025
    I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorensen, ka thënë të enjten se në dy ditët e...
    Lajme13 Shkurt 2025
    Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s kanë përfunduar takimin, i cili është fokusuar në shpenzimet e mbrojtjes dhe mbështetjen për Ukrainën. Për këtë...
    Lajme13 Shkurt 2025
    Prezenca e tij ndihet në shtëpi edhe sot, kur kanë kaluar më shumë se 8 vjet nga vdekja e tij. Nëna e...
    Bota/Rajoni13 Shkurt 2025
    Autobusi me pasagjerë doli jashtë rrugës si pasojë e reshjeve të dendura të borës në zonën Genç të Turqisë, ku raportohet se...
    Vip13 Shkurt 2025
    Këngëtari me famë botërore, Justin Bieber është shfaqur sërish në gjendje jo të mirë. Rrugëve të Los Anxhelosit, ai u pa i...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.