[wp-story]

Lajme

Ujërat e zeza po derdhën në përrockën e Tokbashqes, qytetarët ankohen për kundërmim

Ujërat e zeza po derdhën në përrockën e Tokbashqes, qytetarët ankohen për kundërmim
22:17 | 12 Janar 2020

Lagjja e Tokbashqes në kryeqytet është ndër më të banuarat, por edhe më të frekuentuarat nga qytetarët.

Parku që është në këtë lagje, ka bërë që shumë qytetarë, veçmas gjatë vikendeve të kalojnë kohën duke u argëtuar në këtë pjesë, por ditëve të fundit ata janë ankuar për një kundërmim.

Pikërisht në përrockën e Tokbashqes po derdhën ujërat e zeza, një problem ky permanent në shumë pjesë të Prishtinë.

Kjo mund të shihet edhe në një video të publikuar nga Vrojtuesit e Lagjes.

Video nga derdhja e ujerave te zeza ne perrocken e Tokbahqes.

Gepostet von Vrojtuesit e lagjes – Prishtinë am Sonntag, 12. Januar 2020

“Petrol Company” ndihmon më shumë se 200 familje për festën e Fitër Bajramit (VIDEO)

Të tjera