×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Udhëheqësit evropianë bisedime në Francë mbi Ukrainën

    FrontOnline
    17 Shkurt 2025

    Presidenti francez Emmanuel Macron po zhvillon bisedime me një grup udhëheqësish evropianë, të përqëndruara tek situata në Ukrainë, mes një ndryshimi në qasjen amerikane ndaj konfliktit dhe sugjerimeve të bëra nga zyrtarë amerikanë, se Evropa nuk do të ketë rol në bisedimet e paqes.

    Në këtë takim po marrin pjesë udhëheqës nga Britania, Gjermania, Italia, Polonia, Spanja, Holanda dhe Danimarka.

    Po kështu i pranishëm do të jetë edhe shefi i NATO-s Mark Rutte, Presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa, si dhe Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

    Para takimit Presidenti Macron bisedoi me homologun amerikan Donald Trump, sipas një njoftimi të zyrës së presidentit të Francës.

    Ende nuk janë dhënë detaje për bisedën mes dy udhëheqësve.

    Keith Kellogg, i dërguari i Presidentit amerikan Donald Trump për Ukrainën, u tha gazetarëve në selinë e NATO-s në Bruksel të hënën se askush nuk do të imponojë një marrëveshje paqeje ndaj Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky. Sipas zotit Kellog është populli i Ukrainës ai që do të vendosë.

    Ai shtoi se ende po punohet për realizimin e një takimi të tij në Ukrainë, me Presidentin Zelensky.

    Ditët e fundit udhëheqësit evropianë kanë premtuar mbështetje të vazhdueshme për Ukrainën. Kryeministri britanik Keir Starmer ka thënë se qeveria e tij ishte gati të dërgonte trupa në këtë vend, si pjesë e një force paqeruajtëse që mund të shkonte atje pasluftës.

    “Nuk është një gjë të cilën e them me lehtësi”, tha ai të dielën për gazetën ‘Daily Telegraph’. “E ndjej shumë thellë përgjegjësinë që vjen me vënien e mundshme të ushtarakëve, gra e burra britanikë, në rrezik”.

    Zoti Starmer shtoi se sigurimi i një paqeje të qëndrueshme në Ukrainë ishte thelbësore për të penguar Presidentin rus Vladimir Putin që të kryejë akte të tjera agresioni.

    Kryeministri suedez Ulf Kristersson tha të hënën se vendi i tij nuk e përjashtonte kontributin me trupa për një forcë paqeruajtëse e cila do të kishte një “mandat të qartë”.

    Presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa tha se Konferenca e Sigurisë e Mynihut që u mbajt javën e kaluar kishte si mesazh të qartë se siguria e Ukrainës dhe Bashkimit Evropian “nuk mund të ndahen”.

    “Nuk do të ketë negociata të besueshme dhe të suksesshme, nuk do të ketë paqe të qëndrueshme, pa Ukrainën dhe pa Bashkimin Evropian”, shtoi ai.

    Ndërkohë Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio mbërriti të hënën në Arabinë Saudite për takime, përfshirë bisedimet që priten të martën me diplomatët rusë për përfundimin e luftës në Ukrainë.

    Në bisedime pritet të marrë pjesë i dërguari i SHBA-ve për Lindjen e Mesme Steve Witkoff si dhe këshilltari për Sigurinë Kombëtare Mike Waltz./VOA

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni16 Mars 2025
    Shumë qytetarë janë mbledhur në qendërn e Shtipit, duke bërë kështu homazhe për 59 personat që humbën jetën në diskotekën e cila...
    Bota/Rajoni16 Mars 2025
    Familjarët vazhdojnë të qëndrojnë në oborrin e Spitalit në Koçan dhe tani gjendja është më e qetësuar se më herët, pasi që,...
    Bota/Rajoni16 Mars 2025
    Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski ka bërë të ditur se ekziston dyshimi se kompania për diskotekën “Puls” ka pasur dy...
    Të tjera
    Bota/Rajoni16 Mars 2025
    Njëri nga pronarët e klubit të natës “Pulse” është mes të arrestuarve nga autoritetet pas zjarrit tragjik në Koçani që la 59...
    Lajme16 Mars 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të hënën do të ketë takim me Peter Sorensen, përfaqësuesi i BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi. Siç njofton...
    Bota/Rajoni16 Mars 2025
    Familjarët e viktimave të cilët humbën jetën si pasojë e zjarrit në një diskotekë në Maqedoninë e Veriut, refuzojnë që trupat e...
    Bota/Rajoni16 Mars 2025
    Mbi 20 persona janë të dyshuar, ndërsa 15 prej tyre janë arrestuar në lidhje me zjarrin që shpërtheu në diskotekën në Koçan,...
    Bota/Rajoni16 Mars 2025
    Të afërmit e viktimave të zjarrit janë mbledhur gjatë gjithë ditës përpara spitaleve dhe zyrave të qytetit në Koçani të Maqedonisë së...
    Bota/Rajoni16 Mars 2025
    Pas tragjedisë në Koçan të Maqedonisë së Veriut, në Spitalin e Shtipit kanë kërkuar ndihmë rreth 40 të lënduar, kryesisht me lëndime...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.