Gjuha:
×
  • Lajme
  • Lajme

    “U prezantua si mjeke” – Si mashtroi 20 vjeçarja QMF-në e Mitrovicës

    FrontOnline
    1 muaj më parë

    Valmira Sadriu, nga Mitrovica kreu tre javë praktikë në QMF të Mitrovicës si mjeke pa ofruar asnjë dëshmi se ka kualifikimet e duhura. Ajo po dyshohet se ka mashtruar personelin shëndetësorë duke zhvilluar praktikën si mjeke. Vetë ajo ka mohuar për Insajderin të gjitha akuzat.

    20 vjeçarja në gusht të vitit të kaluar kishte nisur praktikën si mjeke në Qendrën e Mjekësisë Familjare. Këtë pozitë ajo e ushtroi pa asnjë problem madje pa ofruar dëshmi mbi shkollimin e saj.

    Sadriu për tre jave nuk i është kërkuar asnjë dokument dhe në momentin që iu kërkuan dëshmi ajo ishte larguar.

    Drejtori i QKMF-së në Mitrovicë, Fevzi Sylejmani për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar rastin.

    Sylejmani tha se me rastin janë duke u merrur organet kompetente.

    Tani për tani me rastin janë duke u merrur organet përgjegjëse. Po ajo sipas informateve që kemi ka kryer praktikë rreth tre javë”, tha ai për Insajderin.

    Valmira Sadriu mohon akuzat

    Valmira Sadriu ishte bërë lajm në media para disa muajve si mjeke e cila kishte fituar të drejtën e specializimit në Londër.

    Doktoresha Valmira Sadriu është bërë kosovarja e parë që ka fituar të drejtën e specializimit në degën endokrinologji në Kryeqytetin e Britanisë së Madhe, në Londër“, shkruhej në media.

    Ndërsa tani ajo po akuzohet se mashtroi stafin mjekësor. Gazeta Insajderi ka kontaktuar me Sadriun, ajo i ka mohuar akuzat.

    Sipas saj të gjtha këto janë shpifje.

    “Janë shpifje. Nuk kam kryer praktikë unë”, tha ajo për Insajderin.

    Bigbrother Vip Kosova dhe Bigbrother Vip Albania në Artmotion
    Nga Rubrika
    Lajme21 Mars 2023
    “Nuk mund të themi që mjetet e FKPK-së si tërësi janë të rrezikuara, por gjithsesi institucioni është në gjendje të vështirë”… Fondi i...
    Lajme21 Mars 2023
    Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave,...
    Lajme21 Mars 2023
    Policia e Kosovës (PK) njofton se janë arrestuar pesë persona, të cilët po kërkoheshin nga gjykatat, për vepra të ndryshme penale. Lajmi...
    Të tjera
    Lajme21 Mars 2023
    Banorët e rrugës “Nënë Tereza” dhe ata të “Rruga e Pejë” në Fushë Kosovë kanë mbetur pa ujë. KRU “Prishtina” ka bërë...
    Lifestyle21 Mars 2023
    Më shumë se 50% e popullsisë së botës do të jetë mbipeshë ose obezë deri në vitin 2035, nëse nuk ndërmerren veprime...
    Vip21 Mars 2023
    Në moshën 56-vjeçare ka ndërruar jetë në Londër aktori anglez Paul Grant, i cili ka luajtur në filmat Star Wars dhe Harry...
    Bota/Rajoni21 Mars 2023
    Ish-zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Arben Ahmetaj është marrë zyrtarisht nën hetim nga Prokuroria e Posaçme (SPAK). Emri i Ahmetajt është shënuar në regjistrin...
    Lajme21 Mars 2023
    Kushtetuta dhe ligjet për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të pakicave kombëtare, këshillat e pakicave kombëtare, përdorimin zyrtar të gjuhës dhe...
    Vip21 Mars 2023
    Çifti Luiz Ejlli dhe Kiara Tito kanë kaluar natën e dytë në suitë, larg banorëve të tjerë në Big Brother VIP Albania....

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.