×
  • Kronika
  • Kronika

    U përfshinë në përleshje fizike, arrestohen gjashtë të dyshuar në Mitrovicë të Veriut

    FrontOnline
    16 Shkurt 2025

    Policia ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

    Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.

    Të arrestuarit janë L.L – 21 vjeçar, P.R – 18 vjeçar, H.D – 21 vjeçar, D.M – 18 vjeçar, H.D – 26 vjeçar dhe B.M – 24 vjeçar.

    “Arrestimi i të dyshuarve është bërë pas një pune intensive të hetueseve nga Stacioni Policor Mitrovicë Veri, të cilat kanë arritur t’i identifikojnë dhe ti arrestojnë të dyshuarit. Të njëjtit janë arrestuar mbi dyshime të arsyeshme për përfshirje në një rast përleshje që ka ndodhur me datë 15.02.2025 në rrugën “Knjaz Millosh”, Mitrovicë Veri. Si pasojë e kësaj përleshje, i lënduar ka mbetur viktima LL.P 17-vjeqar, i cili ka pranuar tretman mjekësor”, shkruhet në komunikatën për media.

    Poashtu bëhet e ditur se të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit, ku pas intervistimit të gjithë personave te arrestuar me aktvendim të prokurorit u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

    Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e dhunës dhe sigurinë e qytetarëve gjithashtu inkurajon raportimin e rasteve të ngjashme në mënyrë që të ndërmerren veprimet e nevojshme ligjore.

    Nga Rubrika
    Kronika25 Mars 2025
    Një person dyshohet se ka deponuar një kartëmonedhë prej 500 euro false. Rasti po hetohet. “FALSIFIKIM I PARASË- Fushë Kosovë / 24.03.2025...
    Kronika25 Mars 2025
    Tri raste të dhunës në familje janë raportuar në polici brenda 24 orëve në vendin tonë. Rastet kanë ndodhur në Prishtinë, Fushë...
    Kronika25 Mars 2025
    65 aksidente kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vendin tonë. Policia ka njoftuar se 25 nga këto aksidente kanë qenë...
    Të tjera
    Lajme25 Mars 2025
    Xhaxhai i Ardit Zymberit, 19-vjeçarit që humbi jetën si pasojë e një sulmi me armë zjarri, ka thënë se ka pranuar ngushëllime...
    Lajme25 Mars 2025
    Gjatë kësaj jave vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmoferike. Si rrjedhojë, gjatë gjithë javës parashihen vranësira...
    Bota/Rajoni25 Mars 2025
    Drejtuesi politik i koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ishte sot në Elbasan, ku prezantoi kandidatët e partisë për deputetë të këtij qarku në...
    Lajme25 Mars 2025
    Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, është pyetur lidhur me shtrenjtimin enorm të kilogramit të specave në Kosovë. Peci në një intervistë në...
    Lajme25 Mars 2025
    Ministrit të kabinetit qeveritar Kurti 2 nga komuniteti turk i Kosovës të martën iu ngrit aktakuzë për sulm fizik, në atë që...
    Bota/Rajoni25 Mars 2025
    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, u takua sot me homologun e tij austriak, Alexander Van der Bellen. Van der Bellen, pos për...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.