×
  • Lajme
  • Lajme

    U njohën në Instagram, 13-vjeçarja nga Gjilani martohet e më pas rrihet nga kunata pse “nuk dinte të bënte kafe”

    FrontOnline
    22 Tetor 2020

    Aida (emri i vërtetë i së cilës është i njohur për redaksinë), 13-vjeçare e cila jeton në rrethinën e Gjilanit para pak muajve njohu një djalë përmes rrjetit social Instagram. Nuk kaloi kohë e gjatë dhe me dijeninë e familjes kjo vajzë e mitur u martua me djalin i cili jeton në një tjetër qytet. Por martesa e tyre nuk zgjati më shumë se një muaj.

    E mitura në mënyrë sistematike kishte pësuar dhunë fizike dhe psikike nga burri dhe familja e tij, madje edhe për arsye banale.

    Për Express nga familja e vajzës por edhe vet 13-vjecarja kanë dhënë detaje rreth këtij rasti.

    “Unë kam pas dhunë nga e gjithë familja e tij. Aty me kanë rreh. Më kanë sha. Unë e kom njoftua atë djalin në Instagram. Njëherë kemi dal e pas saj ky ka ardhë me një veturë e më ka marrë”, ka deklaruar 13-vjecarja në praninë e familjarëve të saj.

    Ajo thotë se nuk ka mundur që të jetojë në një situatë të tillë. E ndërkohë nga familja e së miturës kanë dhënë versionin e tyre për këtë ngjarje.

    Prej atje thonë se i kishin thënë vajzës se do të ketë probleme edhe me ligjin si pasojë e kësaj martese.

    ““Çika kish dhunë, unë i thash hajde në shtëpi se nuk mundesh me vazhdua me qëndrua ashtu”, thonë nga familja e saj.

    Por, shkollimin kjo 13-vjeçare tash nuk është duke e vazhduar. thotë se shkolla ku ajo i kishte vijuar mësimet, shkaku i mungesave nuk po e pranon më atje.

    “Unë jam e regjistruar në shkollë. Mirëpo më nuk më panë pranua shkaku i mungesave që isha disa javë”, thotë ajo.

    E në Kosovë brenda një viti martohen mesatarisht 80 vajza të mitura.

    Por ka edhe shumë raste kur ato në moshë kaq të re mbesin shtatzënë. Rasti i fundit ka ndodhur në Kosovë gjatë fundit të muajit shtator të këtij viti. Në QKUK më 30 shtator u lindë një foshnje nga nëna e moshës 14-vjecare.

    Ndërkaq, sipas Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët, UNICEF, një vajzë nën 15 vjet, është pesë herë më shumë në rrezik të vdesë gjatë shtatzënisë apo lindjes, se sa një grua në të 20-at. Kur një nënë është nën 18 vjet, shansi që foshnja e saj të vdesë gjatë vitit të parë është 60 për qind më e lartë sesa nëse foshnja lind nga një nënë mbi 19 vjeçe.

    Festo Bajramin me ofertën All Inclusive të Sharr Travel
    Nga Rubrika
    Lajme28 Mars 2024
    Policia e Kosovës është bërë pjesë e Taskforcës së Përbashkët të Migracionit me autoritetet ligjzbatuese të Republikës së Shqipërisë dhe të Mbretërisë...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka folur në Kuvend të Kosovës për tenderët njëburimore. Opozita edhe gjatë seancës së fundit...
    Lajme28 Mars 2024
    Asamblisti i Vetëvendosjes në komunën e Gjilanit, Ismajl Kurteshi i ka mohuar të gjitha pretendimet për punësimin e nuses së kushëririt të...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Eksperti i sigurisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, Fetah Fejzullahu, ka thënë se sulmi terrorist në Banjskë është neglizhuar nga institucionet ndërkombëtare. Fejzullahu tha...
    Lajme28 Mars 2024
    Një grup nga Kori i Filarmonisë së Kosovës kanë performuar “Unë biri yt Kosovë” në Aeroportin e Romës. Videon e ka publikuar...
    Lajme28 Mars 2024
    Aktivisti i Partisë Socialdemokrate (PSD) Frashër Krasniqi, i ka shkuar në tavolinë deputetit të Vetëvendosjes, Armend Muja, teksa po pinte kafe në...
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Ajo që tronditi shumë një ekip ndërkombëtar mjekësh që vizitoi një spital në pjesën qendrore të Gazës, ishte numri i madh i...
    Lajme28 Mars 2024
    Ish-diplomati Blerim Canaj, ka deklaruar Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), janë duke garuar për vendin e...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për të Pagjeturit, Andin Hoti e sheh shumë të rëndësishëm anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Hapi...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.