×
  • Kronika
  • Kronika

    U nis për të kërkuar punë në Prishtinë, zhduket një person

    FrontOnline
    26 Shtator 2020

    Policia e Kosovës ka raportuar edhe për një rast të zhdukjes së një burri.

    Zhdukja e personave në Kosovë ka filluar të kthehet në shqetësim. Pos raportimit për zhdukjen e femrave, po raportohet edhe zhdukja e burrave.

    Së fundmi është raportuar për zhdukjen e një burri nga Ferizaj.

    Zhdukjen e tij e ka raportuar një mik i tij. Sipas tij, miku kishte shkuar tek ai, dhe i kishte thënë se po nisej për në Prishtinë për të kërkuar punë, por më nuk u “bë i gjallë”. Duke parë se miku nuk dihej se ku ishte prej ditës se ishte nisur për në Prishtinë, ai shkoi në polici dhe e raportojë rastin. U kishte thënë policisë se të ai për të fundit herë ishte me datën 29 gusht. Bile u kishte thënë se nga shtëpia e tij kishte dalë në orën 14:00.

    Personi qe e raportoi rastin banon në rrugën “Gëzim Sahiti” në Ferizaj.

    Sipas raportit të policisë nuk dihet nëse personi që u raportua i zhdukur kishte familje.

    “Rr. Gëzim Sahiti, Ferizaj 29.08.2020-14:00. Më datë 25.09.2020, ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga data e lartcekur nga shtëpia kishte dal miku i tij i cili para se të largohej kishte deklaruar se po shkon në Prishtinë për të kërkuar punë. Deri me tani nuk dihet vendndodhja e tij”, thuhet në raportin ditor të policisë së Kosovës.

    Raporti policor nuk tregon se çka kishte të veshur personi që u raportua i zhdukur, apo i cilës moshë ishte.

    Po vjen “Cyber ZERO” eventi që jep përgjigje për çdo lloj kërcënimi online
    Nga Rubrika
    Kronika19 Prill 2024
    Gjykata Themelore në Ferizaj i ka caktuar masën e paraburgimit kundër të pandehurit I.R. meqë dyshohet se kishte detyruar një të mitur...
    Kronika19 Prill 2024
    Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton se ka ngritur aktakuzë, kundër të pandehurit D.Ll., për shkak të veprës...
    Kronika19 Prill 2024
    Policia e Kosovës për rajonin e Pejës ka bërë të ditur se ka dënuar një vozitës në Pejë i cili ishte me...
    Të tjera
    Vip19 Prill 2024
    I ulur në gjunjë, Bardhi i ka propozuar për martesë partneres së tij, Sarës, dhe përgjigja e saj ishte padiskutim: Pooo! Ata...
    Lajme19 Prill 2024
    Analisti dhe njohësi i çështjeve të Ballkanit, profesori amerikan Daniel Serwer, ka thënë se Serbia është aktualisht e angazhuar në një fushatë...
    Lajme19 Prill 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar zhdukjen e intelektualëve të Mitrovicës, 25 vjet më parë. Ndër të tjera Kurti thotë se...
    Lajme19 Prill 2024
    Anëtari i kryesisë së PDK-së, Arben Mustafa ka përshkruar si shumë të rëndë situatën ekonomike në vend bile ai ka shkuar aq...
    Sport19 Prill 2024
    Haxhi “Robin” Krasniqi do të ngjitet sërish në ring, më 4 maj. Boksieri nga Juniku për kundërshtar do të ketë portugezin, Jorge...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel shpreson se hakmarrja e dukshme izraelite e së premtes do të jetë e fundit në përshkallëzimin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.