[wp-story]

Lajme

U kthye nga Gjermania, sot bën punime edhe për amerikanët

U kthye nga Gjermania, sot bën punime edhe për amerikanët
18:48 | 08 Gusht 2019

Bashkim Bytyqi është kthyer nga Gjermania vetëm për të punuar mozaik, art ky i cili konsiderohet si i vështirë për tu praktikuar.

“Me punën e mozaikut merrem prej tetë vitesh. Ideja e këtij hobi që tashme ka kaluar në profesion është nga Gjermania kur kemi punuar me vëllain. Kemi punuar për Gjermani, pastaj është shfaqur interesimi edhe për Kosovë. Kamë bërë mbi 60 punime, pa llogaritur logot e ndryshme që kemi punuar për firma jashtë vendit. Lënda e parë që është guri prehet me makinë, dhe pastaj kemi vetëm një mjet pune, e ato janë danet të cilat i japin formën gurit dhe realizohen punimet”, tregon për RTV Dukagjinin, Bashkim Bytyqi.

Byqyqi ka thënë që një punim i tillë merr shumë kohë për tu përfunduar por dashuria për këtë art, bën që ta realizon me kënaqësi.

“Një punim më merr kohë rreth një vit. Po të llogarisë me orë, ndoshta tre muaj punë të plota kam bërë së paku. Ka raste kur ndoshta dhjetë orë as bukë nuk ha për të punuar në realizimin e veprës”, tregon më tej Bashkim Bytyqi. Ka realizuar mbi 60 të tillë dhe ka 8 vite që merret me to.

Bashkim Bytyqi ka thënë se punimet e tij i karakterizojnë Nuancat e ngjyrave të ndryshme të mermerit dhe granitit.

Auto Mita me një mundësi të mirë për bizneset – për çdo veturë të re, SERVISI FALAS deri në 100…

Të tjera