Kontrata e Davies me Bayernin skadon në vitin 2025 dhe nëse palët nuk arrijnë së shpejti një marrëveshje për rinovimin e saj, largimi i tij këtë verë është i pashmangshëm./Telegrafi/
Ylli i Bayern Munich, Alphonso Davies, është arrestuar së fundmi nga policia gjermane për shkak se është kapur duke vozitur nën ndikimin e alkoolit.
Incidenti ndodhi në Munich rreth orës 2:15 pasdite kur Davies u ndal nga policia lokale teksa ishte duke vozitur një Lamborghini Urus.
Alphonso Davies was pulled over at 2:15 a.m. today after driving drunk in his Lamborghini Urus.
Davies’ grams per liter of exhaled air was 0.6, which will likely see him receive a fine of €500 and lose his driver’s license for a month. pic.twitter.com/j3ZR1NZH2Y
— Zach Lowy (@ZachLowy) November 29, 2024
Ky dënim vjen si rezultat i rregullave strikte në Gjermani sa i përket atyre që vozisin në gjendje të dehur, ku varësisht nga niveli i alkoolit dënimi mund të jetë edhe më i ashpër.
Teksa ky rast mund të sjellë vëmendje jo të mirë tek reprezentuesi kanadez, nga Bayerni nuk kanë komentuar ende publikisht në lidhje me këtë çështje.
Kujtojmë se Davies ka qenë një ndër lojtarët më të përmendur së fundmi në botën e futbollit, ku ka pasur thashetheme për një largim të tij në drejtim të Real Madridit.
Kontrata e Davies me Bayernin skadon në vitin 2025 dhe nëse palët nuk arrijnë së shpejti një marrëveshje për rinovimin e saj, largimi i tij këtë verë është i pashmangshëm./Telegrafi/