Bota/Rajoni

Twitteri bllokon llogaritë e rreme të përkrahësve me ngjyrë të Trumpit

Twitteri bllokon llogaritë e rreme të përkrahësve me ngjyrë të Trumpit
09:48 | 14 Tetor 2020

Rrjeti social, Twitter, e ka bllokuar një numër të llogarive të rreme, të cilat ishin hapur me qëllim të paraqitjes së përkrahjes së personave me ngjyrë për presidentin amerikan, Donald Trump.

Gjiganti i rrjeteve sociale tha se këto llogari i shkelën rregullat e faqes kundër manipulimit. Shumë prej llogarive kishin gjuhë të njëjtë, përfshirë fjalinë “Po, unë jam person me ngjyrë dhe do të votoj për Trumpin”.

Zyrtarët e këtij rrjeti nuk e treguan numrin e saktë të llogarive që u pezulluan apo burimin e tyre, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Sidoqoftë, në njoftim u tha se kjo veprimtari do të vazhdojë të hetohet dhe më shumë llogari mund të bllokohen, nëse zbulohet se ato janë duke i shkelur politikat e rrjetit të njohur social.

Vetëm 60 euro kap ofertën Al Inclusive të “Sharr Travel” në Aqua Fafa

Të tjera